E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Veprat e inauguruara dëshmi e premtimeve të mbajtura

- Kryeministri Berisha inauguron përfundimin e dy urave në hyrje të Velipojës

Vizitën e tij në rrethin e Shkodrës, kryeministri Berisha e përfundoi me inaugurimin e dy urave në hyrje të Velipojës, investim me vlerë 84 milion lekë. Urat me gjatësi 175 metra dhe gjerësi 9 metra, kryeministri i vlerësoi si dy vepra të rëndësishme, të standardeve të larta, të cilat do ti shërbejnë zhvillimit turistik të Velipojës. “Velipoja po bëhet çdo ditë e më e njohur për bukuritë e saj turistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.”- tha Kryeministri.

Duke i cilësuar këto vepra, dëshmi të premtimeve të mbajtura, në përshëndetjen e tij kryeministri renditi inaugurimet e bëra në ditën e sotme, në dy komunat e rrethit të Shkodrës.

“Sot vetëm në dy komuna ne kemi bërë një seri inaugurimesh të rëndësishme:

-          Inauguruam rreth 93 km kanale parësore dhe dytësore, një investim i cili është në shërbim të 15400 ha tokë për zonat Trush dhe Bushat.

-          Inauguruam rrugën Beltoj –Mali Hebaj- Berdisë e Madhe, rrugë e standardeve më të mira me dy korsi.

-          Inauguruam fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Trush, me vlerë 9 milion lekë

-          Inauguruam shkollën 9-vjeçare të Trushit me vlerë 56 milion lekë si dhe dy urat në hyrje të Velipojës.

Kryeministri siguroi se në të ardhmen  investimet në komunat e Shkodrës do të jenë edhe më të mëdha, duke i dhënë këtij qyteti pamjen dhe zhvillimin që meriton.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›