E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret një përfaqësi të Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian

Kryeministri Berisha priti sot një përfaqësi të Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian, nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, si Gjermania, Britania e Madhe , Franca etj.       
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian pasi falenderuan Kryeministrin Berisha për mikpritjen u shprehën se ndodhen  për vizitë në Shqipëri në kuadër të një projekti që shoqata e tyre ka për të vizituar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian i shprehën Kryeministrit Berisha konsideratën më të lartë për punën dhe kontributin e tij personal në arritjet e shkëlqyera që Shqipëria ka patur vitet e fundit në fusha të ndryshme të zhvillimit, arritje që i kanë ndryshuar fytyrën Shqipërisë dhe i kanë rritur prestigjin në sytë e komunitetit europian.
Kryeministri Berisha i falenderoi përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit  Europian për konsideratën e lartë që ata shprehën për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe për punën e qeverisë në përpjekjet e saj për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe për t`u bashkuar sa më shpejt me familjen që ajo i përket, komunitetin europian.       
Në këtë kontekst Kryeministri Berisha u shpreh se 94 % e shqiptarëve aspirojnë anëtarësimin në BE dhe se qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe po zbaton me vendosmëri të gjitha reformat e duhura për ta bërë këtë “projekt-ëndërr” të tyre një realitet. 
Kryeministri Berisha i njohu ish-parlamentarët europianë me luftën e pandërprerë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këto tre vjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët ishin kthyer në sistem në vitet e mëparshme. Kryeministri theksoi se kjo luftë është e orientuar në dy drejtime; në parandalimin e krimit dhe korrupsionit përmes reformave dhe ndëshkimin  e ashpër të personave të implikuar në këto fenomene.     
Më tej Kryeministri Berisha falenderoi përmes Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian, popujt, qeveritë dhe institucionet e shteteve europiane që kanë mbështetur fuqimisht zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së saj të demokracisë.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Europian e siguruan Kryeministrin Berisha për mbështetjen nga ana e tyre të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të zhvillimit të mëtejshëm të gjithanshëm të vendit tonë.
 
  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›