E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Nuk ka mosmarrëveshje mes aleatëve në qeveri

Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesimit të gazetarëve gjatë vizitës në Elbasan, lidhur me një takim të mundshëm të tij me aleatët, pas debateve të fundit për reformën zgjedhore, u shpreh se ai është në takime të vazhdueshme me ta.

Pyetje: Zoti Kryeministër, a do t’i takoni aleatët tuaj sot për të diskutuar mosmarrëveshjet për reformën zgjedhore?

Kryeministri Berisha: Në radhë të parë unë nuk di të ketë mosmarrëveshje. Së dyti, natyrisht që aleatët do t’i takoj, por sot kam një axhendë që nuk ma mundëson këtë gjë. Por do t’i takoj gjatë ditëve në vazhdim. Unë jam në takime të vazhdueshme me aleatët. Theksoj se nuk ka mosmarrëveshje, por ka gjëra të diskutueshme. 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›