E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton mozaikun e zbuluar së fundi, gjatë punimeve në qendrën e qytetit të Elbasanit

- Sipas arkeologëve, ky mozaik mendohet të datojë nga fundi i shekullit V të erës sonë

Gjatë vizitës në qytetin e Elbasanit, Kryeministri Berisha vizitoi edhe mozaikun e lashtë, të zbuluar së fundi në qendër të qytetit, gjatë punimeve infrastrukturore atje.

Arkeologët e informuan Kryeministrit se sipas të dhënave historike, ky mozaik mendohet të jetë ndërtuar në fund të shekullit V të erës sonë.

Kryeministri Berisha, duke vënë në dukje vlerat e këtij mozaiku, u shpreh se pasuritë arkeologjike të vendit duhet të mbrohen dhe kultivohen, si një dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore. 

Gjithashtu, Kryeministri Berisha vizitoi një ndër familjet më të vjetra të qytetit të Elbasanit, Kozarja, familja e nipit të Aqif Pashë Elbasanit, i cili në 25 nëntor 1912 ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit.

Kryeministri pati një bashkëbisedim të ngrohtë me familjarët, duke ju uruar atyre Ditën e Verës dhe duke ju shprehur nderimet për figurën dhe kontributin e Aqif Pashë Elbasanit në momente vendimtare historike të kombit tonë.    

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›