Presidenti Topi uroi sot gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Kurban Bajramit.

8 dhjetor 2008
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar dhe nga Zonja e Parë, Teuta Topi, vizitoi sot Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari i këtij Komuniteti, Haxhi ing. Selim Muça, si dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashijve, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, Kryetari i Shtetit u ka shprehur urimet më të ngrohta e të përzemërta përmes një komunikimi me mediat:
“Gëzuar të gjithëve!
Është një ditë e veçantë, dita e Kurban Bajramit. Dëshiroj me këtë rast të uroj të gjithë besimtarët myslimanë, shqiptarët kudo ku ata jetojnë! Qoftë kjo ditë e paqes, e begatisë për çdo familje shqiptare. Besoj që sot secili ka një moment refleksioni për ta konsideruar këtë ditë si pikë referimi për sakrificën njerëzore, për atë që është në nevojë, për atë që ka nevojë të ndihmohet, por natyrisht dhe një ditë solidariteti dhe paqeje.
Paqja mbretëroftë kudo, në çdo familje shqiptare”!