Qeveria miraton projektligjin për regjistrin kombëtar të gjendjes civile
Duke e vlerësuar këtë ligj shumë të rëndësishëm, Kryeministri u shpreh se ky ligj i paraprin fillimit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike.
“Një ligj i dytë shumë i rëndësishëm për vendin është ligji për gjendjen civile. Siç e dini kjo zyrë themelore e shtetit, ky regjistër themeltar i shtetit gjatë këtij viti ka pësuar ndryshimin më të madh, janë bërë tërësisht digjitale. Pra teknologjia e re dhe perspektiva digjitale e këtij shërbimi ka bërë të domosdoshëm një ligj tëri, i cili është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë të specialistëve tanë të Ministrisë së Brendshme me ekspertët më të mirë të kontraktuar nga OSBE dhe ky ligj i paraprin fillimit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike,ndaj dhe do ta vlerësoja shumë të rëndësishëm. Pra motoja që të shkojmë drejt zgjedhjeve me reforma është një realitet.”
10/12/2008