E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit: Fëmijët nuk janë minipersona me mini të drejta. Fëmija është i pari

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përshëndeti bashkërendimin më efikas mes strukturave të  policisë, mjekëve, mësuesve, edukatorëve dhe shoqërisë civile ne luftën kundër dhunës në familje.   Këtë apel Kryetarja e Kuvendit e përcolli në Konferencën Kombëtare me temë " Për një familje dhe shoqëri të barabartë, në vijim të fushatës sensibilizuese që zonja Topalli ka ndërmarrë ne çdo qytet e fshat, kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.   Në hapje të konferencës organizuar në bashkëpunim mes Ministrisë së Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe PNUD-it,   koordiantorja rezidente e OKB-së , Gulden Turkoz  Coslett vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe efikase nismat  e Kryetares së Kuvendit në fushatat sensibilizuese kundër dhunës në familje.   Në filllim të  fjalës së saj, Kryetarja e Kuvendit tha se çështja e dhunës s'mund të lidhet thjesht me procedurat ligjore e gjyqësore. Ajo është çështje e së drejtës.   "Dhuna e ushtruar ndaj grave dhe ndaj  fëmijëve vjen në radhë të parë nga pabarazia që ekziston midis dy gjinive dhe me mosnjohjen e të drejtës   Duke vlerësuar partneritetin e gjithë shqërisë, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se " vetëm një koordinim i mire mes policisë, mjekëve, mësuesve, shoqërisë civile, dhe politikanëve, do të bënte të mundur, që çështja e dhunës në familje të trajtohet si një çështje prioritare për një shoqëri të civilizuar, që pretendon të ecë përpara në vokacionet perëndimore. Ky fenomen është çështje e gjithë shoqërisë."   Kryetarja e Kuvendit, vuri theksin tek ndryshimi i mentalitetit për denoncimin publik të dhunës në shoqëri. " Gratë dhe fëmijët e dhunuar izolohen më shumë, janë më të frikësuar dhe, nëqoftëse ne nuk i shkëpusim këta zinxhirë të frikës, dhimbjes dhe mos reagimit nuk do të  bëjmë përpara.Ndaj është shumë e rëndësishme që të flasim për ata që heshtin, të bëjmë të dukshme ata që fshihet pas mureve të shtëpisë. Dhuna në familje nuk është  një çështje private"- tha Kryetarja e Kuvendit.
 
Megjithatë, nënvizoi ajo, në dhunën ne familje ajo që të dhemb më shumë dhe të trondit më shumë është dhuna që ushtrohet ndaj fëmijëve. Kjo ndodh për shumë arsye, por mbi të gjitha për shkak të moslreagimit së shoqërisë. Fëmijët nuk janë minipersona me mini të drejta. Fëmija është i pari.
  Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen e organizmave ndërkombëtare në Shqipëri në fushatat kundër dhunës në familje, duke veçuar rolin e Këshillit të Europës si një promotor të kësaj lufte, dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara me avokaturën nëpërmjet dokumentave, dhe konventave të hartuara për këtë qëllim. Në këtë pikë Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si qënësore zbatimin e këtij legjislacioni, për të mos i lënë ato thjesht si dokumenteta të shkruara.
 
Kryetarja e Kuvendit shprehu gjithashtu dhe qëndrimin e saj për të mos lejuar që të hyjnë në parlament  burra të dhunshëm.   "I bëj thirrje pjesëmarësve këtu, çdo shqiptari   dhe të gjithë atyreqë kanë më shumë kontakt me qytetarët e thjeshtë, gratë fëmijët, mos pranoni kurrë që të hynë në parlament burra që kanë dhunuar gratë dhe partneret e tyre. Kurrë mos lejoni ata, që tregohen  burracakë me familjet e tyre, me më të dobtit, tu jepet sado pak pushtet, sepse ata mund të bëjnë vetëm gjëra vulgare dhe të padenja"- tha Kryetarja e Kuvendit Në konferencë u vu theksi se jatë këtij viti janë bërë mbi 250 kërkesë padi në Gjykata dhe  mbi 600 gra kanë kërkuar ndihmën e policisë për dhunën e ushtruar ndaj tyre.
                                 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›