Qeveria miraton vendimin për krijimin e One Stop Shop për licencat në fushën energjetike

- Krijimi i One Stop Shop në fushën energjetike, hap shumë i rëndësishëm për klimën e biznesit në Shqipëri.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Qendrës kombëtare të aplikimit energjetik, pra One Stop Shop për licencat në fushën energjetike.
Duke përgëzuar Ministrin e Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, zotin Genc Ruli dhe ekipin e tij për punën e çmuar në këtë drejtim, Kryeministri Berisha tha se për të arritur deri këtu është përdorur eksperienca më e mirë e siguruar tashmë nga kjo ministri në krijimin e One Stop Shop-ve.
Kryeministri informoi se në projektet e ardhshme bën pjesë edhe krijimi i një One Stop Shop për minierat. Kryeministri u shpreh se ky është një detyrim i cili vjen pasi Shqipëria bën pjesë në organizmin e vendeve, të cilat merren me transparencën e industrive, mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, nëpërmjet një trajtimi tepër kompleks të problemit minerar.
Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh se krijimi i One Stop Shop për licencat në fushën energjetike, përbën një hap shumë të rëndësishëm, për klimën e biznesit në Shqipëri, duke ofruar lehtësi të mëdha dhe shmangur burokracitë për investitorët që lëvrojnë në këtë fushë.
26/08/2009