E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Rritja e rrogave dhe pensioneve, politikë konstante e qeverisë

-          Këshilli i Ministrave miraton në parim vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe vendime të tjera

Sot në mbrëmje, nën drejtimin  e kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave, e cila mori në shqyrtim një rend dite dite të ngjeshur prej 44 projektligjesh dhe projektvendimesh.

Mbledhja shqyrtoi dhe miratoi në parim vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve, në përputhje me përcaktimin e ligjit të buxhetit të shtetit, vendim i cili do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve.

Kryeministri theksoi se rritja  e rrogave dhe pensioneve është dhe mbetet një politikë konstante  e qeverisë dhe se ajo do të vazhdojë e tillë edhe në të ardhmen.

Kryeministri Berisha bëri me dije gjithashtu, vendimin për miratimin e një shumë për dëmshpërblimin financiar për 1040 të përndjekur politikë, në masën në masën rreth 45 milion dollarë, si dhe vendime të tjera për shpronësime, dhënie me koncesion, etj.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Kjo mbledhje u thirr në një orë jo shumë të zakonshme, por fakti që janë 44 ligje dhe vendime për tu miratuar, ajo nuk mund të shtyhej, ndaj dhe i kërkova Sekretarit të Përgjithshëm të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sot janë një tërësi vendimesh, 44 vendime për tu miratuar. Sot ne miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve në përputhje me përcaktimin e ligjit të buxhetit të shtetit. Vendimi do të hyjë në fuqi natyrisht pas zgjedhjeve sepse është në standardin e  etikës që kur ka vit elektoral, vendimi shtyhet dhe problemi është se duhet të mblidhet parlamenti për të votuar këtë akt të rëndësishëm, por natyrisht asgjë s’mund të pengojë rritjen e rrogave në masën e parashikuar në buxhetin e shtetit, një rritje që shkon nga 0 për rrogat e larta, edhe këtë vit ne jemi të përcaktuar që të mos rrisim rrogat më të larta, deri tek 6 % për rrogat e tjera. Po kështu edhe për pensionet. Rritja e rrogave dhe pensioneve do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ka një modalitet pak të vështirësuar për shkak të parlamentit, por qeveria ka të drejtën me kushtetutë të aktit normativ dhe qeveria do të shfrytëzoje në këtë rast të drejtën kushtetuese të aktit normativ për të dekretuar dhe futur në fuqi rritjen, e cila natyrisht kalon në parlament. Kjo do të skedulohet në mënyrë që javën e parë ose 10 ditshin e parë të parlamentit të ri, të mund të shqyrtohet. Ka një afat kohor për shqyrtimin, ka një afat kohor për dërgimin në parlament. Kështu që të gjitha modalitet janë konsultuar me specialistët kështu që bëjnë të mundur vazhdimin e asaj politike, të cilën ne e kemi shpallur si politike konstante të kësaj qeverie, rritjen e vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve. Kështu 840 mijë familje shqiptare do të marrin një rritje dy herë më të madhe se sa rritja  e inflacionit. Për të qartësuar qytetarët në çdo vend të lirë në të gjithë botën rritja  e çmimeve matet rregullisht, vlerësohet në mënyrë të përmuajshme dhe përllogarittë nëpërmjet atij që quhet treguesi i rritjes së çmimeve ose inflacioni.

Në çdo vend ka norma të cilat konsiderohen normale dhe ska asgjë më normale se sa rritja e çmimeve, përkundrazi mosrritja  e çmimeve përbën një sëmundje të rëndë të ekonomisë, sikundër rritja  e madhe e indeksit edhe ajo është dëshmi e një mosfunksionimi të mirë të ekonomisë. Të dyja këto janë të përjashtuara në rastin e Shqipërisë. Shqipëria, çdo vit ka patur një rritje brenda normave të parashikuara dhe plotësisht të pranueshme të çmimeve. Çdo vit, pa përjashtim rrogat dhe pensionet sipas rastit janë rritur dy dhe tre herë më shumë se çmimet. Çdo përpjekje për të terrorizuar njerëzit me çmimet është shumë e pandershme. Çmimet janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten, por do të vazhdojë të rriten rrogat dhe pensionet, do të vazhdojnë të rritet ndihma ekonomike, do të vazhdojë të rritet kontributi i popullsisë për papunësisë.

Të gjutha këto bëhen dhe kanë këtë qëllim. Normalisht shumica dërrmuese e vendeve përdorin praktikën e indeksimit, çka do të thotë rritje paralele e rrogave dhe pensioneve, por vetëm aq sa rritet treguesi i çmimeve. Në qoftë se ai rritet 2,5 %, rrogat rriten 2,5 %, por ne nuk i jemi përmbajtur këtij parimi. Ne i jemi përmbajtur një parimi tjetër, kemi rritur dy ose tre herë më shumë rogat dhe pensionet. Ky vendim nuk ka fare të bëjë me fushatën elektorale. Kjo është një politikë e jona konstante që ditën që kemi ardhur në pushtet dhe ne do të vazhdojmë  këtë politikë për sa kohë shqiptarët do të na votojnë ne .

Në qoftë se dëgjohet pala tjetër, ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh. Ai flet vetëm se do të ulë këtë taksë apo atë taksë pra ndjek një politikë që rrit kaosin ekonomik.

Në listën e vendimeve ka një vendim shumë të rëndësishëm. Qeveria vendos një shumë të madhe për dëmshpërblimin financiar për 1040 të përndjekur politikë, në masën  rreth 45 milion dollarë. Kjo është një shlyerje tjetër e detyrimeve që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë, një proces, i cili do të donim të ishte më i shpejtë, por ky proces nuk është ndërprerë pothuaj asnjë rast. Ky proces do të vazhdojë dhe unë i garantoj të përndjekurit politikë se brenda afatit të ligjor, qeveria do të zbatojë ligjin me përpikmëri dhe se amendimet e kërkuara do të bëhen pa debate të mëdha në parlament. Pati tendenca për tu përdorur nga pala tjetër për qëllime shumë të këqija. Natyrisht ne nuk mund të binim në një kurth të tillë, por ne vazhdojmë me vendosmëri  dëmshpërblimin me normën më të merituar të këtyre grave dhe burrave, të cilët për fjalën e lirë, për besimin tek Zoti, për vokacionin perëndimor, u martirizuan për së gjalli në burgjet, në kampet ose para skuadrave të pushkatimit të një regjimi barbar.

Ka një seri vendimesh si privatizohen një numër i madh banesash në favotr të qytetrave shqiptare në të gjithë vendin. Kjo është një politikë e drejtë, një politikë e cila u jep zgjidhje përfundimtare strehimit të qindra e qindra familjeve në Tiranë, në Durrës, në qytete të tjera në mbarë vendin, dhe ky është një veprim i drejtë.

Ka  një vendim tjetër shumë të rëndësishëm në të cilën qeveria vendos të rimbursoje me para në dorë tvsh e të gjitha makinerive që fermerët shqiptarë do të blejnë brenda vendit, pra ato që importojnë është bërë por edhe kur blen në dyqanet e vendit, qeveria sic ka rënë dakort pas një diskutimi të gjerë me fermerët do të rimbursojë, pra nesër e tutje atyre do ju kushtojë 20 % më lirë.

Kjo erdhi si rezultat i kërkesë së tyre që rimbursimi ti bëhet fermerit sepse heqja i  jepte mundësi tregtarit të mbante çmimin që donte dhe me të drejtë ata mendonin se nga kjo nuk përfitonin.

Ky vendim plotëson përfundimisht paketën, reformën e thellë që ne bëmë në qëndrimin ndaj fermerëve të vendit. Me këtë vendim garantohet mbështetja më e plotë që ekziston sot, ndaj fermerëve, ndaj bujqësisë shqiptare. Hapet rruga  e lehtësimit të modernizmit të zgjerimit të fermave dhe rritjes së mëtejshme të prodhimit. Përsa i përket vendimit të banesave është i shtrirë kudo, në Durrës, në Vlorë e kudo, janë objekte të cilat janë të banuara prej tyre dhe ju jipen ose i jepen agjencisë së Entit të banesave po për të njëjtin qëllim . Janë një seri shpronësimesh , është ndërtimi i një landfilli në Vajkal. Zoti Mediu gjatë një takimi që pata me fermerë ata ishin plotësisht dakord për ndërtimin e landfilit por sipas tyre ekzistonte mundësia që të mund të futet më në thellësi. Ju lutem të dërgoni njerëzit dhe në qoftë se ky variant ështtë i mundshëm ne nuk kemi pse. Infrastrukturën e ndërtojmë po qe problemi për të ndërtuar rrugën . Ata këtë shprehën në një takim që pata me fermerë të Delvinës dhe të Sarandës.

Ka një seri vendimesh për shpronësime , kryesisht shpronësime rrugësh, ka vendime për dhënie me koncesion, procedurë konkurruese, etj


13/06/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›