E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Rruga e Arbrit, rruga tjetër më e madhe e kombit, i hap mundësi të reja zhvillimi Bulqizës

Pas vizitës në Peshkopi, kryeministri Berisha vijoi vizitën e tij në Bulqizë, ku fillimisht inauguroi përfundimin  e punimeve për segmentin e parë të rrugës së Arbrit me gjatësi 20 kilometra. Kryeministri u shpreh se kjo rrugë e parametrave tërësisht evropiane, është rruga tjetër më e madhe e kombit, e cila do të shkurtojë me 50 % distancën me Tiranën, duke i dhënë mundësi të reja zhvillimi kësaj zone.

Më pas, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Bulqizës, gjatë së cilit u shpreh:

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë te Bulqizës!

Së pari, ju sjell ju përshëndetjet më vëllazërore , nga Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Peshkopia dhe mbarë Shqipëria. Dua tu shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen e  jashtëzakonshme që ju qytetarë të Bulqizës, banorët  e komunave të këtij rrethi i keni dhënë dhe i jepni Partisë Demokratike dhe qeverisë sime. Gjithashtu shpreh kënaqësinë që sot takohemi së bashku, si qytetarë një vendi anëtar të NATO-s.

Unë jam sot këtu, për tu garantuar se në 4 vitet që vijnë Bulqiza dhe mbarë Shqipëria do të ketë fytyrën e bukur evropiane që meritojnë. Gjatë këtyre 4 viteve qeveria që ju votëbesuat, ka investuar në Bulqizë 5,6 miliardë lekë ose  18 herë më shumë se sa qeveritë socialiste të mëparshme. Është investuar në 9 ujësjellësa, në 15 rrugë, në 18 ambulanca, në kanalizime, në 12 shkolla dhe një seri qendrash shëndetësore. Këtu ,sapo inauguruam segmentin  e parë të rrugës së Arbrit,me një gjatësi 20 km. Në datën 15 u shpall tenderi për segmentin tjetër Bulqizë-Klos dhe unë ju garantoj se brenda vitit do të nisë edhe Klos-Tiranë, Tiranë-Klos.

Rruga  e Arbrit  është rruga tjetër më e madhe  kombit. Kjo rrugë ju afron ju me Tiranën, ju shkurton me më shumë se 50 % nga koha që ju udhëtoni tani. Bulqiza është një rreth me një perspektive realisht të  madhe. Në këtë trevë janë nënshkruat kontratat  për ndërtimin e 15  HEC-ve me një fuqi prej 51 megavat.

Qytetarë të Bulqizës,

Unë kam ardhur sot këtu, për tu zotuar para jush, para minatorëve të Bulqizës, se një ndër ligjet më të para që do të kalojë në parlament është shkurtimi me 5 vjet i kohës së  pensionit për minatorët e Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë. Ky shkurtim për efekte pensioni do të ketë fuqi të plotë prapavepruese, sikundër ju garantoj se pensionet e minatorëve do të vendosen në shkallën më të lartë të pensioneve.

Qytetarë të Bulqizës,

Përpjekjet tona për të ndryshuar jetën tuaj kanë qenë serioze dhe do të jene edhe më serioze në të ardhmen. Unë jam sot këtu për tu garantuar, se në të gjitha komunat dhe fshatrat e këtij vendi , ne do të asfaltojmë të gjitha rrugët, do ti lidhim ato me Bulqizën përmes rrugëve të asfaltuara. Do të rindërtojmë të gjitha shkollat që kanë mbetur pa rindërtuar, qendrat shëndetësore,  pra do të bëjmë, që aty ku ju jetoni, të jetoni me kushte njësoj si lagjet  qytetit.

Në 4 vite ne dyfishuam pensionet  e të gjithë fermerëve të Bulqizës dhe të mbarë Shqipërisë. Në 4 vitet që vijnë unë ju garantoj se qeveria ime do të bëjë që pensionet tuaja të jenë më të larta se pensionet e 6 vendeve anëtare të BE-së, vende të cilat disa vite më parë kanë qenë dekada e dekada ,para nesh në të gjitha aspektet. Ju garantoj se do të financojmë çdo projekt të fermerëve të Bulqizës, për çdo kulturë që ata do të mbjellin, ose për blegtorinë, sikundër do të subvencionojmë naftën  dhe imputet e tjera bujqësore.

Qytetarë të Bulqizës,

Në 4 vjet,ne nxorëm 400 mijë shqiptarë nga varfëria. Në 4 vitet që vijnë ju garantojmë se ne do të punësojmë 160 mijë shqiptarë . Duke shprehur  dhimbjen time për aksidentet e minierës , unë ju garantoj ju, se do të bëjmë çdo gjë që përgjegjësit e tyre të vihen para ligjit. Si qeveri, ne i kemi kërkuar  në mënyrë të përsëritur  institucionit të akuzës, por ai vazhdon të flerë mbi dosjet e krimit, gjë e cila është tërësisht e papranueshme për ne . Nga ana tjetër, ju garantoj se nuk do të ndërpresim përpjekjet tona për rritjen e rrogave tuaja. Do të krijojmë të gjitha lehtësitë, në mënyrë që rrogat tuaja të rriten gjithnjë e më shumë. Këtu në Bulqizë dhe Peshkopi kanë ardhur shumë qytetarë nga diaspora. Ne, së bashku, le tu bëjmë thirrje të gjithë emigrantëve, kudo që janë, të vijnë e të votojnë në këto zgjedhje për projekti ne Bulqizës evropiane, për projektin e Shqipërisë evropiane. Unë falënderoj të gjithë njerëzit me shumë mirënjohje që kanë ardhur nga diaspora dhe i garantoj ata që së bashku dot ndryshojmë Bulqizën, me infrastrukturën më moderne. Pasuritë e Bulqizës do ti shndërrojmë në pasuri për qytetarët e saj. Lë tu bëjmë një thirrje të gjitha banorëve të Bulqizës, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, që të bashkohen me ne, në projektin e Bulqizës evropiane, të Shqipërisë evropiane. Le të bashkohen me ne, se ky projekt është projekti më i bukur, më madhështor, më i rëndësishëm  për çdo shqiptar, letë bashkohen me ne, sepse vetëm me ne  kanë garanci të plotë për zbatimin e këtij projekti , për shndërrimin e kësaj ëndrre në realitet. Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO dhe  realizuam ëndrrën  atlanciste të shqiptarëve, ne  do të realizojmë edhe ëndrrën evropiane të tyre . Letë bashkohen me ne sepse me ne ata votojnë për pensione më të larta, për kushte më të mira jetese, për furnizimin me ujë 24 orë në shtëpitë  e tyre , votojnë për shkolla më të mira , për shërbime shëndetësore më cilësore, për fëmijët  e tyre, për veten e tyre dhe për mbarë Shqipërinë.

Më 28 qershor thirrja ime është të votojmë të gjithë së bashku. Është një moment historik, të bashkohemi dhe të votojmë 10-të, 10 jeni ju, 10 janë fëmijët tuaj të bukur, 10 janë familjet tuaja të ndershme, 10 është Bulqiza evropiane, është Shqipëria evropiane, 10 është Partia Demokratike, 10-ta është Evropa blu që pret me padurim Shqipërinë blu, Bulqizën blu dhe që do të heqë vizat që vitin  e parë të mandatit tonë të dytë.”


21/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›