Kryeministri Berisha: Të bashkohemi sëbashku në mënyrë që Saranda dhe bregu në fund të katër viteve të presin jo 300 mijë po mbi 2 milionë turistë
Kryeministri Berisha takoi pasditen e sotme banorë të Sarandës. Në fjalën e tij Kryeministri u shpreh:
“Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Vëllezër dhe motra,
Zonja dhe zotërinj,
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore. Një përshëndetje nga Tirana dhe mbarë Shqipëria. Ju falënderoj me mirënjohje për praninë tuaj sot këtu për këtë miting madhështor, mitingun e fitores.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Takohemi sot sëbashku për të vendosur për projektin, ëndrrën më të bukur të sarandjoteve dhe shqiptarëve, Sarandën europiane , Shqipërinë europiane.
Saranda, katër vitet që shkuan ka qëndruar në krye të përparësive të qeverisë sime për ndërtimin e infrastrukturës moderne të saj, rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësve, shërbimeve universitetit dhe shkollave.
Saranda sot është qyteti që ka pritur turistë vitin e shkuar saç priti Shqipëria në vitin 2004. Ju pritët 300 mijë turistë po kaq priti Shqipëria në vitin 2004. Ne rrugët e Sarandës ujësjellësit kanalizimet, autostradat e saj. Kemi investuar 37 herë më shumë se qeveria e mëparshme. Zotohem sot se Saranda sërish në 4 vitet që vijnë do të jetë në krye të përparësive të qeverisë time.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Gjatë ditës unë vizitova rrugën Konispol – Sarandë, kjo autostradë prej 7 kilometrash është e standardeve moderne europiane dhe ka përfunduar. Sapo kthehem nga Delvina dhe inspektova punimet e autostradës Delvinë – Kardhiq, një pjesë e qytetit tuaj ju afron me boshtin e jugut dhe afron Tiranën me Sarandën 100 kilometra. Mbrëmë një socialist, një qytetar më përqafon dhe më thotë: “Unë jam socialist por erdha nga rruga e detit mu duk vetja sikur isha jashtë shtetit.” Pra, ne pamë projekte të jashtëzakonshme për të zhvilluar potencialet mahnitëse të Sarandës.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Shqipëria në NATO, shndërrimi në realitet i ëndrrës atlantiste, tuajës dhe të mbarë shqiptarëve, e bën Sarandën shumë herë më të preferuar për Europën dhe mbarë botën e lirë. Qeveria ime është e vendosur të krijoj në këtë qytet të vendit të gjitha mundësitë që ekzistojnë në vendet e zhvilluara evropiane.
Qeveria ju garanton se do të financojë të gjitha projektet e kryetarit të Bashkisë tuaj, për përpunim e ujërave të zeza, furnizimin 24 orë me ujë të Sarandës, për qeverisjen e portit, për mbarimin e saj, për aeroportin që ka mbaruar tërësisht projekti, Saranda do të jetë me të gjithë potencialin e saj.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Në projektin e Sarandës europiane dhe Shqipërisë europiane natyrisht e para është Saranda turistike, por unë jam këtu për tu zotuar para fermerëve të Sarandës së qeveria ime do t’i mbështesë ata në të gjitha projektet të nxitur prodhimin e tyre. Do të financojë çdo rrënjë ulliri, çdo rrënjë agrume, për të gjitha sipërfaqet e mbjella inputet dhe akcizën e naftës.
Në ju garantojmë se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve, me rritjen e të cilave ne do të parakalojmë qytetarët e 6 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, të cilat kanë qenë vetëm pak vite me parë dhjetëra e dhjetëra vite para nesh.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Një thirrje vëllazërore për të gjithë ju, në 28 qershor të bashkohemi sëbashku në projektin europian të Sarandës dhe më gjerë. Të bashkohemi për t’i dhënë Sarandës infrastrukturën më moderne që meriton. Të bashkohemi për të garantuar brenda viti të parë të mandatit të dytë lëvizjen e lirë në mbarë Europën. Të bashkohemi për të ndërtuar në Sarandë shërbime dhe sistemin arsimor më modern. Të bashkohemi për të rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë. Të bashkohemi sëbashku për të garantuar furnizim me ujë 24 orë të qytetarëve të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë. Të bashkohemi sëbashku për të mbështetur fermerët e Sarandës, Për të vendosur Sarandën dhe fushat e saj dhe të mbarë Shqipërisë nën ujë.
Ju garantojë se katër vitet që vijnë janë vitet e veprave të mëdha ujitëse në Sarandë dhe në mbarë Shqipërinë. Të bashkohemi sëbashku në mënyrë që Saranda dhe bregu në fund të katër viteve të presin jo 300 mijë po mbi 2 milionë turistë.
Thirrja ime është pa dallim, për të gjithë qytetarët e Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë. Ftoj socialistët, ftojë të gjithë qytetarët e këtij vendi të bashkoheni në projektin tonë të madh, projektin e Shqipërisë evropiane, Sarandës europiane.
Ne, që me mundin, djersën , përkushtimin tonë ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO, të bëjmë realitet ëndrrën tonë atlantiste. Ne, që ia dolëm ta vendosim Shqipërinë në kry të rritjes ekonomike në Europë, që ia dolëm të 9-fishojmë turistët për Sarandën dhe mbarë Shqipërinë. Ia dolëm të dyfishojmë pensionet dhe rrogat tonë. Ne që kemi të gjitha mundësitë, të gjitha potencialet që Shqipërinë ta shndërrojmë në Shqipëri europiane, që projektin, ëndrrën tonë, ta bëjmë realitet, për fëmijët tanë, për veten tonë, për të ardhmen tonë.
Saranda europiane, Shqipëria evropiane është projekti i mbarë kombit. Ndaj dhe unë ftojë të gjithë qytetarët shqiptarë para se të vendosin, le të mendojnë se kush e realizon me më siguri dhe më shpejtë këtë projekt. Të votojnë pikërisht mbi këtë bazë. Në iu garantojmë atyre se vota për projektin tonë europian është vota më e sigurt për veten dhe për të ardhmen.
Qytetare dhe qytetarë të Sarandës,
Në 28 qershor le të marrim pjesë të gjithë në votime, le të votojnë vëllezërit e motrat, djemtë e vajzat tona, emigrantët të vijnë këtu. Me llogaritë e thjeshta që kanë derdhur ata janë shndërruar në faktorë kryesor të ndërtimit të këtij vendi. Sot aty ku janë, janë qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, le të vijnë në Shqipëri, në tokën e tyre, ta bëjmë Shqipërinë një vend të begatë të Bashkimit Europian, ta përgatisim Shqipërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Në 28 qershor votoni 10-ën. 10-a është e të gjithëve, 10-a me yll është Saranda, 10-a jonë me yll familjet tuaja, fëmijët tuaj, 10-a është Saranda, 10-a është Shqipëria, 10-a është Europa blu, 10-a është Partia Demokratike.
Rrofshi ju!
Rroftë Saranda!
Rroftë Shqipëria!”
20/06/2009