E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Shteti do të jetë garant absolut për investitorët

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha u ndal edhe tek investimet. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha tha se ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë dhe drejtuesit e agjencive të Regjistrimit Kthimit dhe Kompensimit të pronave në vend, një ndërhyrje të shpejtë ligjore, sepse tentakulat e falsifikatorëve po rrezikojnë investimet në vend.

“Ndodh që një kompani serioze vjen dhe blen toka mbi bazën e të gjithë dokumenteve origjinale shtetërore të pronësisë, në një territor për të cilin nuk ka pasur asnjë koment më parë, por falsifikatori, sapo e merr vesh që kjo pronë private u shit, duke përdorur dokumente fals dhe avokatë të papërgjegjshëm, nis gjobat ndaj kompanisë që investon, hapin procese gjyqësore dhe pastaj shkojnë u thotë që me jep 50 mijë euro që unë të tërhiqem nga gjykata. Këto janë akte të shëmtuara të një bashkëpunimi mafioz të rrezikshëm për vendin”, u shpreh Kryeministri.

Më tej, Kryeministri Berisha theksoi se shteti, në mënyrë kategorike, duhet të jenë garant absolut për investitorët. “Në rast se ekzistojnë probleme pronësie, ato do të zgjidhen midis palëve në gjyq dhe nuk kanë më asnjë tagër mbi investitorin. Shteti, në mënyrë kategorike, duhet të jenë garant absolut i kësaj. Gjithashtu, falsifikatori duhet të penalizohet rëndë për këtë tentativë”, u shpreh Kryeministri Berisha, duke shtuar se “ky vend, pas ajrit dhe ujit, më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë për investime”. Kryeministri Berisha theksoi se “me investitorin, shqiptar apo i huaj qoftë, nuk mundet të luhet”.


02/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›