E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha apel për përfshirje, akademikëve dhe shoqërisë civile

Debati për reformat

Reformat të cilat janë duke u ndërmarrë nga qeveria, duhet të shndërrohen me çdo kusht në objekt diskutimi të formave më të ndryshme. Një apel të tillë, kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së qeverisë, për të cilën ka deklaruar se është “qeveri e një dialogu intensiv”.
Berisha kërkoi nga anëtarët e qeverisë të programojnë në agjendën e punës së tyre organizimin e konsultave të gjera me shoqërinë civile, botën akademike dhe grupet e interesit për të gjitha reformat në fushat e tyre. Duke fokusuar vëmendjen e qeverisë mbi këtë çështje të rëndësishme, Kryeministri Berisha tha, në hapje të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se një seri reformash për lehtësimin e klimës së biznesit, në fushën e privatizimit, dixhitalizimit të procedurave, në arsim, në shëndetësi, në fushën sociale, në kulturë, reforma në institucionet e mjedisit etj. janë në proces e sipër dhe ne duhet të jemi qeveri e një dialogu intensiv.
Kryeministri theksoi se një konsultim dhe debatin i gjerë i reformave dhe nismave të qeverisë do të garantonte një zbatim më të sigurt të tyre, duke sugjeruar se për problematika të caktuara si në fushën e biznesit, arsim, shëndetësi, kulturë etj. konsultat mund të organizohen edhe në qytete të ndryshme të vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›