Kryeministri Berisha dënon aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në Vlorë
Kryeministri Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, në qendër të qytetit të Vlorës.
Duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij, si dhe të qeverisë, ndaj familjes Konomi dhe të trupës gjyqësore të vendit, Kryeministri Berisha kërkon nga organet kompetente gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.
09/09/2011