E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Samitin “Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti”, në Dubrovnik

Kryeministri Sali Berisha u nis sot në Kroaci, për të marrë pjesë në Samitin me temë “Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti”, që do të zhvillohet në 4-5 korrik, në Dubrovnik. Në këtë Samit, marrin pjesë kryetarë të qeverive dhe personalitete të larta të vendeve të Europës Juglindore, SHBA-së, BE-së dhe NATO-s.

Samiti do të përqendrohet në procesin e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e ndërveprimit midis vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s me vendet e Europës Juglindore, në fushën e sigurisë dhe zhvillimit.

Samiti i Kroacisë zhvillohet për të tretin vit radhazi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vendet e Europës Juglindore, të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›