E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader

Kryeministri Berisha po merr  pjesë në Samitin me temë “Siguria, zhvillimi dhe prosperiteti”, që nisi punimet dje në Dubrovnik të Kroacisë.

Gjatë ditës së parë të Samitit, Kryeministri Berisha ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Kryeministri i Kroacise Sanader së bashku me personalitete të tjera të larta ndërkombëtare, ndërsa sot pritet që Kryeministri Berisha të mbajë  një fjalim të posaçëm gjatë punimeve të Samitit.

Në këtë Samit, marrin pjesë kryetarë të qeverive dhe personalitete të larta të vendeve të Europës Juglindore, SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Samiti do të përqendrohet në procesin e integrimit euroatlantik dhe intensifikimin e ndërveprimit midis vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s me vendet e Europës Juglindore, në fushën e sigurisë dhe zhvillimit.

Samiti i Kroacisë zhvillohet për të tretin vit radhazi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vendet e Europës Juglindore, të Bashkimit Europian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›