E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish Presidentit çek Vaclav Havel, në Pragë

Kryeministri Berisha u nis sot pasdite për në Çeki. Ai do të marrë pjesë, nesër, në ceremoninë e funeralit shtetëror në nderim të ish Presidentit çek Vaclav Havel, që do të zhvillohet në katedralen më të madhe të vendit, St. Vitus  Cathedral, në Kështjellën e Pragës, në orën 12.00. Të pranishëm në këtë funeral shtetëror pritet të jenë zyrtarë të lartë botërorë, kryetarë shtetesh, përfaqësues të njohur të politikës dhe të fushave të tjera, etj.

Ish Presidenti çek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë anti-komunist në ish-bllokun lindor.


22/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›