E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen Mula për ndarjen nga jeta të sopranos Nina Mula

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes Mula, për ndarjen nga jeta të sopranos Nina Mula.

Në mesazhin e tij, Kryeministri shkruan:

“Të dashur Avni, Inva dhe Adelia,

Ndarja nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, bashkëshortes dhe nënës tuaj, sopranos që me zërin e saj magjepës i kushtoi jetën operës shqiptare dhe u shndërrua në një nga zërat më të dashur për shqiptarët, është një dhembje e madhe për ju, miqtë tuaj dhe botën e artit shqiptar.

Ajo sot nuk jeton më, por lë kujtimin e një artisteje të madhe, e cila i la vendit një trashëgimi të shkëlqyer artistike.

Duke ndarë zinë dhe pikëllimin me ju, Invën, Adelinën dhe gjithë familjen tuaj, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe i lutemi Zotit që shpirti i këngëtares sonë të madhe, nënës tuaj shembullore, bashkëshortes së përsosur, Nina Mula, të gjejë paqen e merituar.

Sinqerisht,

Liri dhe Sali Berisha”


22/12/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›