Presidenti Topi ngushëllon familjen Mula për ndarjen nga jeta të artistes së shquar, Nina Mula

22 dhjetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes Mula, për ndarjen nga jeta të sopranos dhe artistes së mirënjohur, Nina Mula.
“Të dashur familjarë të së ndjerës Nina Mula,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe në këto momente të vështira dhimbjeje, ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të thella dhe shprehjen më të sinqertë e të ndjerë të mbështetjes dhe mirëkuptimit njerëzor!
Bashkë me humbjen tuaj shpirtërore, skena shqiptare dhe arti operistik shqiptar humbën sopranon e talentuar dhe të shquar ndër vite për origjinalitetin dhe temperamentin artistik, por edhe një njeri tepër të dashur, të drejtpërdrejtë e të sinqertë. Në panteonin e personaliteteve me një kontribut të jashtëzakonshëm për artin shqiptar, Nina Mula do të mbetet e skalitur si një grua fisnike, e cila me veçoritë e jashtëzakonshme vokale, me sharmin dhe individualitetin artistik dhe me përkushtimin ndaj profesionit, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, si soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, por dhe si një pedagoge e shumë brezave artistësh të skenës operistike. Kujtimi i ndritur i Nina Mulës do të ruhet i tillë përgjithnjë në zemrat e të afërmve, të miqve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, si dhe të mbarë publikut artdashës, të cilit ajo, gjatë gjithë jetës së saj, i dhuroi shpirtin”, - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi