Kryeministri Berisha takon Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, znj. Nancy Pelosi

- Zonja Nancy Pelosi shprehu interes për reformat integruese të Shqipërisë dhe shprehu kënaqësinë për të vizituar Shqipërinë, vend për të cilin nuk i ishte dhënë mundësia më parë për ta vizituar.
Gjatë qëndrimit në Washington, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, takoi Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, znj. Nancy Pelosi.
Kryeministri Berisha i shprehu zonjës Pelosi mirënjohjen e madhe për ndihmën dhe mbështetjen që Kongresi Amerikan i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve, në rrugën e integrimit të saj në NATO dhe në suksesin e reformave të ndërmarra në vend.
Nga ana e saj, Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, znj. Nancy Pelosi, u shpreh e kënaqur që takohej me Kryeministrin Berisha, ndërsa garantoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në vazhdim.
Zonja Pelosi, pas ftesës së bërë nga Kryeministri Berisha, shprehu kënaqësinë për të vizituar Shqipërinë, vend për të cilin nuk i ishte dhënë mundësia më parë për ta vizituar.
05/02/2009