E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e bordit të Agjencisë për Investime dhe Zhvillim

-          Kryeministri Berisha: Me këtë agjenci synojmë  të transformojmë në tërësi,  të gjithë vështirësitë burokratike me te cilat përballet biznesi, si dhe  të promovojmë potencialet  e mëdha që ofron ky vend për bizneset.

Nën drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot, mbledhja e bordit të AIDA-s e cila miratoi strukturën dhe statusin  e kësaj Agjencie.

Duke marrë fjalën kryeministri u shpreh se pas një tronditje thellësisht të pamerituar, ky është mesazhi më i mirë që i dërgohet botës së biznesit shqiptar. “Ne synojmë me këtë agjenci të transformojmë në tërësi të gjithë burokracinë me te cilën përballen biznesi, vështirësitë burokratike me te cilat përballet biznesi, por synojmë gjithashtu të promovojmë me këtë agjenci potencialet  e mëdha që ofron ky vend për bizneset.” u shpreh Kryeministri.

Duke theksuar se ky institucion synon të jetë nga më të aftit, më të besueshmit dhe më eficentët, Kryeministri bëri të ditur se Agjencia do të fillojë rekrutimin e personave, i cili do të jetë një proces transparent, si dhe do të shihet mundësia e angazhimit të ekspertëve ndërkombëtarë në përzgjedhjen e tyre.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se Banka Botërore do të ofrojë ndihmën  e saj me sektorin e Doing Bussines, mbi bazën e një kontrate dhe vlere, me synim vendosjen e standardeve më të mira, më lehtësuese, që ekzistojnë për të gjitha proceset e procedurat për biznesin.

“BB në sektorin e Doing Bussines kërkon që të na ndihmojë kundrejt një kontrate dhe vlere. Ne do të firmosim menjëherë me këtë degë të BB, e cila ka ekspertizën më të madhe në lehtësimin e biznesit dhe që na ka ndihmuar deri më sot. Por tani Shqipëria është në një kategori tjetër vendesh dhe të ardhurash dhe kërkon që kjo ndihmë të jepet mbi bazë kontrate  komerciale dhe ne jemi plotësisht dakord ta kontraktojmë  “Doing Business dhe do të marrim hallkë pas hallke të gjithë problematikën që gjen biznesi në Shqipëri dhe të vendosim standardet më të mira , më lehtësuese që ekzistojnë për të gjitha procedurat, për të gjitha proceset. Kjo është e domosdoshme dhe do të bëhet menjëherë.” tha kryeministri

Më gjerë në këtë mbledhje, kryeministri Berisha u shpreh:

Bordi i AIDA-s mblidhet sot, për të miratuar strukturën e kësaj Agjencie ashtu dhe statutin  e saj. Mendoj se pas një tronditje thellësisht të pamerituar, ky është mesazhi më i mirë që ne i dërgojmë botës së biznesit shqiptar. Ne synojmë me këtë agjenci të transformojmë në tërësi, të gjithë burokracinë me te cilën përballen biznesi, vështirësitë burokratike me te cilat përballet biznesi, por synojmë gjithashtu të promovojmë me këtë agjenci potencialet  e mëdha që ofron ky vend për bizneset.

Unë dua tu informoj gjithashtu që agjencia do  të fillojë rekrutimin e personave, ku ne do të përhiqemi të organizojmë procesin më transparent dhe mundësisht të angazhojmë ekspertë ndërkombëtare në përzgjedhjen e tyre. Të jetë ky një nga institucionet më të afta, më të besueshme, më eficente.

Sikundër  Banka Botërore, në sektorin e Doing Bussines kërkon që të na ndihmojë kundrejt një kontrate dhe vlere. Ne do të firmosim menjëherë dhe me këtë degë të BB, e cila ka ekspertizën më të madhe në lehtësimin e biznesit, që na ka ndihmuar deri në këtë vit, por tani Shqipëria është në një kategori tjetër vendesh dhe të ardhurash dhe kërkon që kjo ndihmë të jepet mbi bazë kontrate komerciale dhe ne jemi plotësisht dakord ta kontratojm “Doing Business” duke marrë hallkë pas hallke të gjithë problematikën që gjen biznesi në Shqipëri dhe të vendosim standardet më të mira , më lehtësuese që ekzistojnë për të gjitha procedurat, për të gjitha proceset. Kjo është e domosdoshme dhe do të bëhet menjëherë.

Kjo kontratë me Doing Bussines të BB do të firmoset. Ekspertët e saj kanë një traditë të shkëlqyer ndihme ndaj qeverisë shqiptare për të përmirësuar klimën  e biznesit.

Struktura është tërësisht në bashkëpunim me ekspertët e huaj që sollën këtë model. Natyrisht është në tagrin e bordit për të bërë sugjerimet ne veta në përshtatjen  e saj. Sikundër sot miratojmë dhe statutin, i cili ka një rëndësi shumë të madhe të gjithë funksionimin e kësaj Agjencie.


04/02/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›