Presidenti Topi pret Lordin britanik, Kolin Lou, Kryetar i Bordit të Bashkimit Evropian të të Verbërve

3 shkurt 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Lordin britanik, Kolin Lou, Kryetar i Bordit të Bashkimit Evropian të të Verbërve, Kryetarin e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri, zotin Sinan Tafajn dhe Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam.
Në një bisedë të zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Lordi Lou dhe Presidenti i Shoqatës, zoti Tafaj i shprehën mirënjohjen Presidentit të Republikës për gjithë vëmendjen, mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin institucional të tij ndaj kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, duke vënë në pah se këto vlera njerëzore, qytetare, duhet të karakterizojnë dhe do i bënin nder çdo individi në këtë vend. Gjitashtu zoti Tafaj parashtroi disa çështje dhe vështirësi, me të cilat hasen personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht të verbërit, në vendin tonë, sidomos përsa u përket legjislacionit ekzistues dhe përafrimit të tij me atë evropian, mundësive dhe shanseve që u ofrohen për t’u shkolluar, punësuar dhe ndihmuar financiarisht.
Ndërkohë, Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe mikut nga Anglia, Lordit Kolin Lou, në këtë takim konfirmoi mbështetjen e tij të pakursyer personale dhe institucionale për personat me aftësi të kufizuar. Kryetari i Shtetit vuri në dukje rëndësinë që ka për zhvillimin normal të një shoqërie, sipas vlerave dhe standardeve demokratike, solidarizimi me kategoritë e saj më në vështirësi, mbështetja dhe motivimi i tyre për një të tashme dhe të ardhme të mbushur me vëmendje, dashuri, përkushtim dhe shpresë, duke i bërë të gjithë këta individë të ndihen të barabartë dhe kontribues në jetën e vendit dhe të shoqërisë shqiptare.