Kryeministri Berisha i bën apel qytetarëve shqiptarë të pajisjen me letërnjoftimin elektronik, një dokument tepër i rëndësishme për një infrastrukturë moderne për zgjedhjet
- Kryeministri e cilësoi pajisjen nga çdo qytetar me dokumentet e reja të identitetit, të teknologjisë më të lartë, një akt patriotik dhe të përgjegjshëm.
Kryeministri Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të pajisjen me letërnjoftimin elektronik, duke e konsideruar, si një dokument tepër të rëndësishme për një infrastrukturë moderne për zgjedhjet e 28 qershorit.
“Shfrytëzoj rastin t’u bëj edhe një herë thirrje qytetarëve shqiptarë që, më shumë se në çdo rast tjetër, duke marrë letërnjoftimet kanë mundësi të dëshmojnë të gjithë peshën dhe rolin e tyre në dy drejtime jashtëzakonisht të rëndësishme për ta, për fëmijët e tyre dhe vendin në tërësi. Drejtimi i parë është pjesëmarrja në votime me dokumentet më të sigurta të identitetit dhe dëshmia para 28 vendeve anëtare të NATO-s, para 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, para të gjithë miqve tanë, të atyre që vendosën një besim të paprecedent mbi ne, shqiptarët dhe Shqipërinë, të dëshmojmë se këto zgjedhje do t’i bëjmë të standardeve më të mira dhe çdo qytetar, duke marrë letërnjoftimin firmos për një infrastrukturë moderne të zgjedhjeve të ardhshme,” u shpreh Kryeministri Berisha.
Kryeministri e cilësoi pajisjen nga çdo qytetar me dokumentet e reja të identitetit, të teknologjisë më të lartë, një akt patriotik dhe të përgjegjshëm.
08/04/2009