Kryeministri Berisha i dërgon mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti
Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së minatorit Naim Shyti, i cili humbi dje jetën, në minierën e Bulqizës. Në mesazhin e tij, Kryeministri shprehet:
“Të dashur familjarë të të ndjerit Naim Shyti,
Vdekja tragjike e njeriut tuaj të dashur, birit, babait, prindit, ishte një lajm shumë hidhërues për mua dhe familjen time, por edhe për qeverinë e vendit.
Me këtë rast, duke ndarë me ju dhimbjen e kësaj humbje, ju shpreh ju familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit Naim Shyti ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e merituar.
Me respekt,
Sali Berisha”
19/10/2011