E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton në Spitalin Amerikan, minatorët e plagosur

Kryeministri Berisha vizitoi sot, minatorët e plagosur dje, në minierën e Bulqizës, që ndodhen në trajtim intensiv në repartin e reanimacionit të Spitalit Amerikan, në Tiranë.

Kryeministri Berisha, pasi u njoh nga shefi i reanimacionit për gjendjen dhe trajtimin e tyre, vizitoi minatorët dhe i uroi shërim të shpejtë. Kryeministri siguroi se qeveria është e vendosur të japë ndihmën e mbështetjen e saj, për shërimin e shpejtë e tyre.

Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik , - u shpreh Kryeministri Berisha - dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë çdo gjë për t’ju ndihmuar.


19/10/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›