Presidenti Topi pret Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, Fahmida Mirza

18 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, Fahmida Mirza dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës zyrtare në vendin tonë.
Në këtë takim, Presidenti Topi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Kryetares së Asamblesë Kombëtare të Pakistanit, nënvizoi rëndësinë e kësaj vizite, e cila i shërben intensifikimit të dialogut politik midis vendeve tona, si dhe nxitjes së bashkëpunimit ndër-parlamentar e marrëdhënieve në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë miq dhe vuri në dukje interesin për të vazhduar shkëmbimet ne nivel të lartë politik, por edhe në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme.
Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Topi dhe Kryeparlamentarja pakistaneze vlerësuan mbështetjen reciproke të dy vendeve në procesin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare si dhe veçanërisht në luftën e përbashkët kundër terrorizmit ndërkombëtar. Presidenti Topi vuri në dukje që shteti shqiptar vlerëson qëndrimin e Pakistanit lidhur me çështjen e Kosovës dhe u shpreh se “ne mirëpresim rritjen e numrit të vendeve që do të njohin pavarësinë së Kosovës në një kohë sa më të afërt.” “Kosova tashmë përjeton një realitet të ri e të pakthyeshëm, si shtet i pavarur, sovran dhe multietnik,” – nënvizoi Presidenti, duke vënë në dukje se “ky është një kontribut real për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik”.
Nga ana e saj, Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Republikës Islamike të Pakistanit, Fahmida Mirza shprehu mirënjohjen për këtë pritje të rezervuar nga Presidenti Topi duke theksuar se vizita të tilla në nivelet më të larta i shërbejnë jo vetëm forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe shkëmbimit të përvojës, sidomos në fushën parlamentare, e cila merr një rëndësi të veçantë pasi parlamentet përfaqësojnë vullnetin e popujve. Zonja Fahmida Mirza vlerësoi rolin moderator dhe pozitiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan në shërbim të ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë dhe në funksion të integrimit të përbashkët rajonal në familjen evropiane.