E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i paraqet Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, propozimet për dekretim të ndryshimeve në kabinetin qeveritar

Kryeministri Berisha, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës i ka paraqitur sot në mbrëmje Presidentit të Republikës, zotit Bujar Nishani, propozimet për dekretim të shkarkimit nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; ministrit të Shëndetësisë; ministrit të Punëve të Jashtme; ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe propozimet për emërimin e ministrave të rinj në këto detyra.

Më konkretisht, Kryeministri Berisha i propozoi Presidentit të Republikës:

-Shkarkimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si edhe emërimin e zotit Myqerem Tafaj në postin e Zëvendëskryeministrit, i cili është njëkohësisht edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës;

-Emërimin e zotit Florjon Mima në postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

-Shkarkimin e zotit Edmond Panariti nga detyra të ministrit të Punëve të Jashtme dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Aldo Bumçi, i cili largohet nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

-Emërimin e zotit  Visar Zhiti në detyrën e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

-Shkarkimin e zotit Vangjel Tavo nga detyra të ministrit të Shëndetësisë dhe emërimin e zotit Halim Kosova në këtë detyrë.


03/04/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›