E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha i propozon Presidentit të Republikës emërimin e zotit Bujar Nishani në postin e Ministrit të Brendshëm

Kryeministri Berisha i ka propozuar Presidentit të Republikës vendimin për shkarkimin e zotit Bujar Nishani nga posti i Ministrit të Drejtësisë dhe emërimin e tij në postin e Ministrit të Brendshëm.

Më poshtë vijon i plotë propozimi:

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË Kryeministri

 

L Ë N D A: Propozim për shkarkim dhe emërim në detyrë

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Z. BAMIR TOPI

T I R A N Ë

Në mbështetje të pikës 1, të nenit 98, të Kushtetutës,

P R O P O Z O J:

1.     Shkarkimin e z. Bujar Nishani nga detyra e ministrit të Drejtësisë.

 

2.     Emërimin e z. Bujar Nishani në detyrën e ministrit të Brendshëm.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 


20/04/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›