Kryeministri Berisha i uron Ditën e Emrit Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Kryeministri Berisha i uroi sot Ditën e Emrit Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Me këtë rast, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe i shprehu Fortlumturisë së Tij urimet e tij personale dhe të qeverisë shqiptare për këtë ditë të shënuar për të dhe Kishën Ortodokse.
“Ju shpreh urimet më të përzemërta të miat, të qeverisë dhe mbarë shqiptarëve. Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ndihmesën e jashtëzakonshme që keni dhënë dhe jepni në ringjalljen e fuqishme të këtij vendi dhe këtij kombi. Kam shumë kënaqësi t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta ju dhe Kishës Ortodokse. Për të gjithë shqiptarët kjo është ditë e veçantë,” u shpreh Kryeministri Berisha, në urimin drejtuar Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos.22/01/2010