E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha inaguron sot HEC-in e Tervolit

Kryeministri Berisha në orën 10.00 të ditës së sotme do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të hidrocentralit të Tervolit, komuna Pishaj, Gramsh. HEC i Tervolit është ndërtuar mbi bazën e një kontrate koncesionare dhe është një investim tërësisht shqiptar, me vlerë 8 000.000 euro.
 

HEC i Tervolit ka një fuqi të instaluar prej 12 MW dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40.000 kWh. Ai është i tipit me derivacion dhe për ndërtimin e tij janë hapur 3 kilometra tunel me 6.2 m2 seksion në masë shkëmbore me qëllim devijimin e ujit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›