E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtuesit e degëve të PS rreshtohen pasivisht me lëvizjen e Nanos

21-06-2012 / Gazeta 55

Pas një rekordi spastrimesh në parti, në katër vite numërohet largimi i plot 37 kryetarëve të degëve lokale të PS. Kjo kategori e socialistëve tradicionalë pritet të jetë edhe bërthama e ekipit që do të shtrijë në bazë lëvizjen për çlirimin e opozitës nga lidershipi antievropian në krye të saj

Fatos Nano deklaroi në lançimin e lëvizjes së tij politike, se do mbledhë të gjithë të pakënaqurit nga metodika aktuale e drejtimit të PS-së, me lidership Edi Ramën. Sipas tij, brenda kryesisë dhe grupit të PS ka një prezencë kundërshtarësh që nuk pajtohen me dështimet e njëpasnjshme të PS, nën drejtimin 7 vjeçar të ish-kryebashkiakut Rama. Kësisoj, të rreshtuarit “pro” Lëvizjes së Fatos Nanos nuk janë thjesht simpatizantë politik të liderit historik të së majtës, por edhe ish drejtues të lartë të Partisë Socialiste dhe degëve lokale të saj. Që prej daljes në skenë të ish kryeministrit Nano, pas zgjedhjes së Presidentit, rreth tij u mblodhën figura të njohura politike të së majtës si Bardhyl Agasi, Enver Reçi apo dhe Majlinda Keta të gjithë këta ish drejtues të lartë në Partinë Socialiste. Nano paralajmëroi edhe për një tur takimesh në bazën socialiste, atje ku siç duket është edhe mbështetja më e madhe për ish kryetarin e PS. Rezultojnë plot 37 ish drejtues të degëve lokale të PS, të shkarkuar nga Edi Rama menjëherë pas ardhjes së tij në krye të PS-së, në vjeshtë të 2005-ës. Të prekura nga “fshesa” Rama kanë qenë degët lokale të Tiranës, ku Musa Ulqini u shpall i padëshirueshëm për regjimin partiak të Ramës dhe u zëvendësua me Besnik Baren. Në degën lokale të PS-së,  Elbasan, Qazim Sejdini (i njohur si njeri i Nanos), u shkarkua pa motiv, për tu zëvendësuar nga Luljeta Arapi. E njëjta gjë vlen edhe për degën e Vlorës, aty ku Bashkim Habili u shkarkua me urdhër të Ramës, për tu zëvendësuar nga Eltar Deda. “Fshesa Rama” preku edhe degën e PS-së Korçë, Burrel, Dibër, Shkodër, Lushnje Kukës, Peqin, Librazhd, Gjirokastër, etj., të gjithë të shkarkuar me urdhër të Edi Ramës dhe u shpallën armiq të PS, pasi i kishin shërbyer Fatos Nanos, gjatë kohës që ai drejtoi Partinë Socialiste.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›