E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron ne Marikaj ujesjellesin rajonal te bashkise Vore

Kryeministri Berisha mori pjese sot ne ceremonine e inaugurimit te ujesjellesit rajonal te bashkise Vore. Ujesjellesi i vendosur mbi kodrat e fshatit Marikaj eshte nje investim i buxhetit te shtetit me vlere 96 milion leke.

Duke uruar banoret e Marikajt dhe te bashkise Vore per ujesjellesin e ri qe do te furnizoje me uje te pijshem 4 fshatra te kesaj bashkie me rreth 7 mije banore Kryeministri Berisha garantoi se ne tre vitet e ardhshme do te asfaltohet cdo rruge te kesaj bashkie do te ndertohet nyja e Vores si dhe ujesjellesi e sistemi i kanalizimeve per cdo fshat te saj.

Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha i kushtoi rendesi te vecante zhvillimit te projektit te ullirit dhe ftoi fermeret e kesaj zone te njohur per prodhimin e ullirit per te zgjeruar siperfaqen e mbjelle me ulli nga 300 hektare aktualisht ne 1 mije hektare duke i garantuar se qeveria do ti subvencionoje per cdo rrenje ulliri te mbjelle. Kryeministri u beri gjithashtu te njohur se kete vit fillon nje tjeter projekt ambicioz per kultivimin e drureve frutore te arres bajames geshtenjes sheges.

Me tej Kryeministri u ndal edhe ne reformat e ndermarra nga qeveria dhe prioritetet e axhendes se saj si interesi me i mire i qytetareve shqiptare.

Me gjere ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh

Te dashur qytetare

Se pari ju pershendes shume perzemersisht shpreh kenaqesine time qe inaugurojme sot sebashku ujesjellesin rajonal te bashkise se Vores i cili eshte nje investim prej 96 milion leke dhe konsiston ne depot prej 400 meter kub tubacionet 6 kilometra nga i cili marrin uje te pijshem 7 mije banore te 4 fshatrave te kesaj zone.

Ne mbare vendin jane qindra e qindra ujesjelles ne ndertim e siper. Une dua te garantoj qytetaret shqiptare se kjo qeveri do te beje gjithcka qe aty ku ata jetojne te kene infrastrukture rruge uje kanalizimeve shkolla te njejta si ne lagjet e qytetit.

Une i ftoj qytetaret te vizitojne Marikajn. Duke ardhur ne kete koder une kalova ne nje fshat te cilin nuk e njihja me te rindertuar teresisht me vila te bukura me rruge te asfaltuara te denje per lagje te cdo qyteti te cdo kryeqyteti dhe ju them se jo vetem ne Shqiperi por kudo ne Europe. Kjo eshte merite e madhe e juaja e mundit djerses suaj bijve dhe bijave tuaj me te cilen ju bete te rindertoni nje fshat ne kushtet me te mira. Kjo eshte merite sigurisht edhe e mbeshtetjes dhe reformave te kesaj qeverie te cilat bene te mundur qe keto 4 vite ne bashkine tuaj te investohen 33 here me shume sesa 20 vitet e fundit te marra se bashku. Vetem keto 4 vite jane asfaltuar ne komunen tuaj 39 kilometra rruge jane ndertuar 7 ujesjelles e kanalizime jane ndertuar 2 shkolla 6 qendra shendetesore jane mbjelle 300 hektare ulli.

Zoti kryetar ke pergezimet e mia me te perzemerta. Nen drejtimin tuaj Vora eshte sot krejt tjeter. Zoti Kryetar une jam sot ketu per te te dhene fjalen ty dhe te gjithe qytetareve te bashkise suaj se gjate tre viteve qe vijne sebashku do te asfaltojme cdo rruge te kesaj bashkie sebashku do te ndertojme te gjithe ujesjellesit e kanalizimet per cdo fshat te kesaj bashkie do te ndertojme nyjen e Vores ujesjellesit shkollat kanalizimet.

Une kam nje kerkese ndaj teje zoti kryetar. Ne kete territor te mrekullueshem fermeret e Vores kane mbjelle 300 hektare ullishte. Thirrja ime eshte te jemi me ambicioze. Ne tre vitet qe vijne te mbjellim nje mije hektare ullishte. Une jam ketu per tju dhene fjalen juve se do te subvencionojme cdo rrenje ulli te mbjelle nga ju. Pasneser ne inaugurojme nje impiant te ri te prodhimit te fidaneve te ullirit i cili eshte teknologji e fundit e importuar nga nje nga vendet kryesore te ullirit ne bote qe eshte Italia por do te mbjellim fidane autoktone ulli te Vores Krujes Tiranes sepse per kah shija dhe perqindja e vajit qendrojne ne krye te te gjitha varieteteve te ullirit ne Shqiperi.

Vellezer e motra

Ne vazhdojme axhenden tone dhe kjo pune qe bejme eshte ne interesin tuaj me te mire. Pavaresisht nga zhurma mediatike e atyre qe kane zero alternative qeveria vazhdon reformat e medha e te thella me te cilat beri te besueshme Shqiperine e shqiptaret per heqjen e vizave. Me keto reforma qeveria ka bere investime te medha ka bere realizime serioze dhe ju garantoj se ky vendim eshte fund e krye i bazuar ne meriten ne realizimet e Shqiperise shqiptareve dhe qeverise shqiptare.

Qeveria vazhdon te kete ceshtje kryesore rritjen e rrogave dhe pensioneve une kam kenaqesi se sot cdo fermer ne Vore e ne mbare Shqiperine i cili kater vite me pare merrte 3 400 leke sot merr dyfishin merr 7 200 leke dhe i garantoj se nuk do te ndalemi por do te ecim me shpejtesi drejt asaj kohe qe edhe ne fshatin shqiptar te mos kete pension nen 100 dollare.

Qeveria pavaresisht nga shpifjet trillimet e thashethemet e atyre qe mendojne se do te shnderrojne genjeshtren ne buken e perditshme te shqiptareve do te vazhdoje infrastrukturen. Ne 4 vite kemi ndertuar 6 mije kilometra rruge. Gjate ketij mandati Shqiperia do te kete rrjetin rrugor me te mire me te plote me te ri ne rajon e me gjere.

Axhenda e qeverise eshte Shqiperia dixhitale. Sot femijet tuaj femijet shqiptare kudo qe ndodhen ne zonat me te thella ulen patra kompjuterit dhe lundrojne ne internet. Une ju garantoj ju se eshte shume e afert dita kur ju ne sportelin e postes suaj te gezoni te gjitha sherbimet shteterore kur ju nga nje sportel i vetem te terhiqni te gjithe dokumentet qe ju duhen si qytetare te nje prej vendeve me modernitet me te larte.

Qeveria vazhdon axhenden e saj dhe kjo axhende eshte projekti i ullirit. Nje vit me pare ne u zotuam se ne Shqiperi do te mbillen ne 4 vite 20 milion rrenje ulli. Kam kenaqesi tju pohoj se ne rast se sot nga Shkodra ne Sarande Gjirokaster Tepelene Mallakaster Berat Tirane Kruje ka nje ethe te vertete kjo eshte ethja e ullirit. Ketu jane mbjelle 300 hektare ne rrethin e Shkodres jane mbjelle ullinj me shume se 50 vite te marra se bashku ne nje vit. Le ta veshim ultesiren bregdetare dhe zonen e ullirit me ullinj. Te mencurit e kane quajtur ate floriri i mbitokes. Asgje me te bukur nuk mund tu leme femijeve tane e gjeneratave qe vijne sesa plantacionet e mrekullueshme te ullirit.

Kete vit ne fillojne nje projekt edhe me te madh se ai i ullirit projektin e arres bajames lajthise geshtenjes e sheges. Ju garantoj se me 30 milion dru frutore te tille Shqiperia do te shnderrohet ne nje eksportues te fuqishem te tyre dhe do te kete nje treg te garantuar sikunder do te luftoje me eficencen me te madhe varferine ne te gjithe zonen verilindore dhe juglindore te vendit.

Keto vite ne kemi shkeputur Shqiperine nga ai mjerim ne te cilin e zhyti diktatura. Ju jeni deshmitare se trashegimia jone ishte Shqiperia e mjerimit e skamjes e prapambetjes se thelle Shqiperia pa drita pa uje pa rruge. Sot ne kemi nje Shqiperi tjeter por ajo qe eshte me e madhe eshte se me punen qe kemi bere kemi hedhur bazat qe gjate viteve qe vijne te ecim shume here me shpejt sesa gjate viteve qe kaluam.

Edhe nje here ju pershendes perzemersisht te pergezoj kryetarin tuaj dhe ta garantoj ate se gjate tre viteve te ardhshme Vora ne cdo cep te saj ne cdo fshat e lagje te saj do te kete infrastrukturen moderne te nje qyteti te zhvilluar.

Ne perfundim te ceremonise se inaugurimit Kryeministri Berisha iu pergjigj interesit te medias ne lidhje me propozimet e bera nga Partia Socialiste per te cilen Kryeministri u shpreh Me lejoni ti uroj kryetarit muajt mjalti te gezuar. Kjo eshte ne rrafshin njerezor. Per pjesen tjeter eshte e sigurt se diten e hene do te kene pergjigjen tone serioze dhe uroj qe ata ta shqyrtojne e trajtojne me seriozitet.


30/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›