Interviste e Presidentit Topi dhene per emisionin Jeta ne Kosove te gazetares Jeta Xharra ne Radio Televizionin e Kosoves.

28 tetor 2010
Gazetarja Jeta Xharra Shikues te nderuar me 22 tetor diten e premte erdha nga Prishtina ne Tirane diten kur jane hapur te dy galerite e tunelit. Zoti President ishte kenaqesi kjo ana juaj. Ne jemi mire po ju shume mire
Presidenti Topi Kenaqesia qe te jep rruga eshte kenaqesi besoj per cdo shqiptar. Ajo rruge ne kuptimin e vertete te fjales ka thyer izolimin shekullor midis viseve shqiptare. Ajo rruge perben ndoshta elementin me te deshiruar nga te gjithe ne sepse e sjell Prishtinen me afer Tiranes Tiranen me afer Prishtines dhe besoj se eshte jo vetem komoditet por eshte nje clirim i madh psikologjik. Kemi care malet. Kemi sjelle shume afer metropoleve te gjithe njerezit e atyre viseve te cilet pergjithesisht jane ndjere te izoluar. Dhe besoj se eshte jo vetem komoditeti sikurse e thashe por eshte mundesia e madhe e komunikimit qofte per njerezit qofte per turizmin qofte per biznesin qofte per institucionet dhe une e ndiej fare mire ate kenaqesi qe keni ndjere dhe ju sepse kete kenaqesi e kam ndier une perpara. Me eshte shfaqur Kukesi qe dikur shfaqej pas shume kohe kur niseshe nga Tirana dhe tani te shfaqet menjehere saqe te duket e pabesueshme ne momentet e para. Keshtu qe me vjen mire qe ju keni ardhur nepermjet kesaj rruge me vjen shume mire qe jeni ketu se bashku me mua sot sikurse e kerkuat ju ne nje komunikim te relaksuar per te gjitha ato ceshtje qe une kam shume deshire ti diskutoj me ju.
Gazetarja Faleminderit qe na keni pritur Ne ndihemi te relaksuar si njerez miq te relaksuar duhet folur ndoshta per gjera qe jane edhe me te veshtira. Kjo rruge shume e dashur e deshiruar dhe e mirepritur prej te gjitheve por edhe per kushtuar ka kushtuar. E keni filluar me plan 700 milion tani ka shkuar 1.1 miliarde perafersisht. Cka mund te mesojme ne sepse sapo e kemi filluar anen tone dhe ne kemi shumen 700 milion qe e ka ndare shteti i Kosoves mirepo juve ne fund ju ka bere dyfish. A duhet te pergatitemi edhe ne per ti ndare dyfish parate
Presidenti Topi Se pari duhet te ndajme qe Presidenti nuk flet as per preventiva as per situacione.
Gazetarja E kuptojme kete.
Presidenti Topi Shteti funksionon me te gjitha institucionet e veta Presidenti flet per filozofine qe ka kjo rruge flet per ate handicap qe ne kemi pasur gjithmone ne te kaluaren per nevojen e nje rruge qe lidh Prishtinen me Tiranen dhe mund tju them qe gjithmone ka nevoje per ti bere gjerat ashtu sic duhet por sikurse thashe une nuk kam shansin qe te futem ne ato pergjithesi qe kane te gjitha institucionet e tjera vetem deshiroj te di dhe deshiroj qe ajo rruge e cila do te vazhdoje ne te gjitha viset e Kosoves te behet sa me shpejt. E kemi thene qe filozofia e rruges nuk eshte e tille qe ti sherbeje vetem banoreve te Shqiperise apo banoreve te Kosoves por ta fuse tere kete aks ne sherbim edhe te qytetareve te Evropes sepse kjo do te ishte patjeter nje mundesi komunikimi.
Gazetarja Kur reflektoni pas disa viteve qe ka filluar te behet kjo rruge tani qe reflektoni afatgjate a mendoni qe ia ka vlejtur barra qerane te paguhet dyfish. Edhe dyfish qe eshte paguar edhe nese eshte demtuar buxheti dyfish a ia ka vlejtur barra qerane
Presidenti Topi Une ju them edhe nje here qe nuk futem ne elementet anwsore te kesaj rruge por mund te them qe kjo rruge konsiderohet nje arritje e jashtezakonshme e kemi enderruar me kohe. Kam qene nje nga ata zera qe kur merresha me politike e kam kerkuar te ndertohet kjo rruge. Kam qene nga ata zera qe kam kerkuar ndertimin e kesaj rruge dhe jam i lumtur sot qe e shikoj te realizuar
Gazetarja Atehere le te kushtoje sa te kushtoje vetem te behet mire
Presidenti Topi Problemi eshte qe rruga ne kuptimin e vet filozofik dhe ne kuptimin substancial te saj nwnkupton nevojen dhe domosdoshmerine per ta realizuar pjesa tjeter kuptohet qe duhet te jete brenda te gjithe parametrave te ligjit.
Gazetarja Per ne shqiptaret eshte psikologjikisht nje enderrim i madh qe e kemi tashme kete rruge per aq kohe. Te flasim per benefitet ekonomike qe ka sjelle apo qe prisni te sjelle kjo rruge per Shqiperine edhe Kosoven. Cilat jane ato sipas jush
Presidenti Topi Se pari e thashe qe nuk ka zhvillim pa komunikim e dyta te jep mundesine qe te zhvillosh te gjitha bizneset dhe biznesi eshte duke filluar me politiken. Biznesi eshte duke vazhduar me ekonomine biznesi eshte duke cliruar cdo lloj mundesie qe ka njeriu per te komunikuar per gjerat me te thjeshta ne gjerat me komplekse. Duke u hapur kjo rrugw une besoj se kontakti me portin e Durresit eshte kontakti i pare me portin e Shengjinit dhe me portet e tjera ne Shqiperi per te pasur te gjitha mundesite per te komunikuar me Evropen nepermjet detit. Mundesia e dyte e madhe eshte per ta shfrytezuar per qellime turistike dhe ju e dini fare mire qe nga Kosova kane ardhur gjate viteve te fundit me qindra mijera turiste dhe besoj qe deti eshte per te gjithe shqiptaret sot. Mundesia e trete me e madhe sot eshte qe duke ardhur nepermjet rruges te zhvillohen njohje te reja dhe te mos themi qe po shkojme nga Kosova ne Shqiperi por te themi nga Prishtina ne Tirane dhe anasjelltas nga Tirana ne Prishtine.
Gazetarja E vertete e permendet qe ne vazhdimisht po vime cdo vere dhe une po vij pa u tatuar deri ne Durres dhe me tej por pse patatet tona spo munden te vijne pa tatim ne Shqiperi. Pse spo mundemi te sjellim edhe patatet pa tatim
Presidenti Topi Une jam i informuar edhe per kete dhe ka patur nje preokupim edhe nga institucionet e Shqiperise per ta kontrolluar kete situate dhe besoj se te gjitha ato pengesa qe mund te konsiderohen artificial uroj qe te mos jene
Gazetarja Momentalisht jane
Presidenti Topi Por edhe nese jane besoj se ato pengesa qe konsiderohen te karakterit sekondar artificial do te zgjidhen sa me shpejt dhe jam i bindur se do zgjidhen.
Gazetarja Disa thone patatet e Serbise po vijne nga Greqia pa tatim ndersa ato te Kosoves po tatohen dyfish.
Presidenti Topi Une nuk deshiroj ta besoj por edhe nese ka ndonje element te se vertetes shpresoj qe kjo ceshtje te zgjidhet sa me shpejt.
Gazetarja Kjo ishte sa i perket aspektit ekonomik por flasim edhe per dy aspekte te tjera qe me interesojne ne radhe te pare me intereson Kosova momentalisht duke perdorur megjithese ju nuk merrni me teknikalitete megjithate filozofia qe Kosova po perdor prefiksin e Sllovenise prefiksin e Monakos te telefonit dhe prefiksin e Serbise. A nuk eshte e mundur qe te perdoret dhe prefiksi i hyrjes i Tiranes
Presidenti Topi Une besoj qe zhvillimi nuk vjen ne menyre shume revolucionare do te thoja. Zhvillimi ne vendet tona ka ardhur nepermjet nje karakteri evolucionar. Pra gjerat nuk kane ardhur brenda nje dite. Une jam i bindur qe ky lloj komunikimi do te vije duke u permiresuar sepse teknologjia ben te veten por qe gjithmone eshte ne funksion te kohes.
Gazetarja A mendoni se eshte politikisht jo korrekte te kerkojme perdorimin e shifres -355 te Shqiperise ne vend qe te perdorim tri shifra te tre shteteve me te cilet kemi shume me pak te perbashketa
Presidenti Topi Une besoj qe eshte ceshtje e koordinimit po ne funksion te kohes sepse gjerat nuk realizohen menjehere. E rendesishme eshte qe ekziston nje komunikim nje vullnet i mire. Besoj se e njejta gje eshte per sa i perket edhe energjise. Ka pasur nje komunikim shume te mire te institucioneve perkatese qe merren me energjine. Ka nje projekt te madh per sa i perket linjes se transmetimit. Ende Kosova nuk eshte ne kete linje transmetimi por do te jete patjeter shume shpejt dhe alternimi i burimeve te energjise ka qene nje nder deshirat dhe kerkesat e institucioneve per te bere kompensimin dhe alternimin e energjise dikush hidro dikush termo dhe jam i bindur qe e ardhmja do i takoje patjeter nje bashkepunimi shume te ngushte.
Gazetarja Me vjen mire qe flisni per keto projekte por momentalisht shqiptaret dhe ata nga Kosova dhe ata nga Shqiperia jane te vetmit ne Ballkan qe ne shekullin e XXI ende kane reduktime te rrymes.
Presidenti Topi Ne e kemi hasur kete dhe vazhdojme ta hasim dhe do e konsiderojme kete si nje impas qe vjen nga pamundesia e perdorimit te teknologjise ...
Gazetarja Kur A ka me shume fjale se pune ne kete aspekt
Presidenti Topi Jo une mendoj qe ka me shume progres se sa fjale.
Gazetarja Per shembull
Presidenti Topi Ka progres sepse situata me energjine sot nuk eshte ajo qe ka qene perpara disa viteve ...
Gazetarja Mirepo nuk kemi kohe per energjine qe shkembehet midis dy shtetesh.
Presidenti Topi Une besoj nga informacionet qe kam sepse une sot nuk jam ne ekzekutiv jam ne Presidence dhe duhet te kuptoni qe Presidenti merr informacionet e nevojshme te domosdoshme per te qene i informuar dhe per te kontribuar. Ajo qe une konstatoj eshte nje bashkepunim institucional midis dikastereve perkatese dhe gjerat jane ne progres. Dhe kjo nuk vlen vetem per Kosoven dhe Shqiperine por vlen per te gjithe rajonin.
Gazetarja Po mbetem edhe pak tek fusha e ekonomise. Une kam biseduar me disa biznese ne Kosove dhe ne Shqiperi dhe disa nga ata ndihen qe edhe thjesht per shkak te nje lloj mafjeje edhe ne kete ane dhe ne ate ane ata nuk mund ta zgjerojne biznesin. Kosovaret nuk mund te zgjerojne biznesin dhe e njejta gje ndodh ne anen e kundert. A eshte e mundur qe mafja po tregohet me e forte se shteti shqiptar dhe shteti i Kosoves
Presidenti Topi Jo une nuk e besoj kete sepse une shoh cdo dite qe shteti forcohet dhe natyrisht kete besoj qe ndodh keshtu edhe ne shtetin e Kosoves. Madje une e perdor si argument me te gjithe interlokutoret qe vijne dhe bisedojme se brenda pak vitesh pavaresisht nga problemet qe ka Kosova eshte e natyrshme se eshte nje shtet i ri ka mjaft progres. Ndersa shteti ne Shqiperi sigurisht qe cdo dite forcon profilin e tij forcohet shteti i se drejtes. Sigurisht qe ka probleme por ne jemi te gjithe te motivuar qe keto probleme ti eliminojme ti minimizojme ne rastin me te keq por ti eliminojme ne rastin me te mire ne menyre qe shteti dhe biznesi te funksionojne mbi bazen ...
Gazetarja Pajtohem me ju. Kemi shume individe qe shohim se vijne dhe punojne nga Shqiperia ne Kosove disa nga Kosova ne Shqiperi. Mirepo me permendni nje shembull biznesi qe po munden te zgjerohen edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi. Te dy njeri-tjetrin po e bllokojne.
Presidenti Topi Ndoshta ju keni informacionet tuaja por edhe une kam informacionet e mia per shembull biznesi i ndertimit ka shume biznesmene qe po bashkwpunojne per sa i perket ndertimit. Por besoj edhe sa u perket teknologjive ushqimore. Une dikur kam qene Minister i Bujqesise dhe shoh mundesi te jashtezakonshme te kooperimit midis atyre qe merren me bujqesi ne Kosove dhe agro-industri dhe me ata qe merren me te njejtin aktivitet ne Shqiperi sepse ndryshimi i zonave klimatike dhe mundesia qe keto prodhime te realizohen ne kohe te ndryshme jep mundesine qe te alternohen per sa i perket sezoneve dhe te alternohen per sa u perket traditave dhe kualiteteve.
Gazetarja Pajtohem me ju. Por prej kohes qe ju keni qene minister punet kane mbetur aty ku i keni lene ne ide dhe jo ne praktike.
Presidenti Topi Une besoj qe ju keni nje trajtim jo shume optimist te problemeve. Une jam i prirur te shikoj realisht dhe eshte detyra e gazetarise qe te investigoje.
Gazetarja Mire me tregoni nje projekt bujqesor te suksesshem mes Kosoves dhe Shqiperise dhe une po premtoj te behem optimiste.
Presidenti Topi Atehere une po ju sugjeroj qe ju te shkoni pak metra me tej tek Ministria e Bujqesise dhe e Ushqimit dhe te merrni nje pergjigje shume te kualifikuar.
Gazetarja Do te shkoj. Falemnderit Pervec kesaj po flasim per tema me te medha per shtetin tuaj te cilat po kaloni liberalizimi i vizave integrimi ne NATO pergatitja per ne BE. Te gjitha keto kam deshire te di se cfare mund te mesoje Kosova prej ketyre procese qe keni kaluar ju. Cilat jane gabimet qe nuk duhet te bejme ne dhe cilat jane veshtiresite me te medha qe ju keni pasur Po fillojme nga liberalizimi i vizave pasi kjo eshte me aktuale. Jeni gati per ta fituar. Cka duhet te kemi ne parasysh kur te hyjme ne kete proces
Presidenti Topi Se pari Presidenti i Shqiperise nuk merr pozicionin e profesorit per ceshtje qe kane te bejne me Kosoven sepse ...
Gazetarja Megjithate ju jeni figure tek ne ne Kosove.
Presidenti Topi Sepse une kam pare tek koleget e mi ne Prishtine qe kane te gjithe motivimin e duhur pergatitjen e duhur per te qene interlokutore ne menyre te barabarte me te gjithe homologet e tyre. Pa permendur emra une kam pare ne situata te ndryshme qe politikanwt e Kosovws pavaresisht problemeve qe ka sikurse ka edhe politika ne Shqiperi kane ditur te jene shume serioze shume produktive per ceshtje mjaft madhore. Fakti qe Kosova sot ka nje status tjeter fakti qe Kosova sot ka nje realitet te ri duhet thene qe ky eshte kontribut edhe i personaliteteve institucioneve dhe i politikes se Kosoves.
Gazetarja Megjithate fjalen e kam per percepsionin qe kane nga jashte per ne. Ne na shohin ne Evrope si shqiptare. Pervoja juaj do te na ndihmoje apo do te na pengoje dhe ne ne Kosove Cka duhet te kemi parasysh
Presidenti Topi Ceshtja e eksperiences pastaj eshte nje ceshtje qe cdo lloj eksperience pozitive qofte dhe negative patjeter qe eshte refleksion edhe per ate cka e pret Kosoven te realizoje. Une ne te gjitha takimet ua thashe dhe pak me pare jashte kesaj interviste gjera qe i kam bere publike kam kerkuar qe Kosova patjeter te futet ne projektet e shpejta te liberalizimit te vizave per qytetaret e Kosoves sepse do te konsiderohej ne situate paradoksale gati-gati absurde qe Kosova te mbese ishull ne mes te nje rajoni qe eshte projektuar per tu integruar.
Gazetarja Cka u thoni atyre evropianeve skeptike te cilet po u harxhohet apetiti per te pranuar me shume vende te Ballkanit qe tu hapen vizat e sidomos shqiptaret qe po perceptohen nga disa evropiane skeptike si njerez me predispozita qe te dalin sa me shume prej shtetit te vet. Pervoja eshte me shqiptaret e jugut te Serbise qe po e shfrytezojne rastin shume qe te marrin azil shqiptaret e Maqedonise. Cfare do tu thoni ketyre popullatave E di qe jeni modest spo doni te jepni leksione por si President i shtetit presim nga ju se si duhet te perballohemi me kete percepsion qe e kane disa evropiane per shqiptaret
Presidenti Topi Se pari une mendoj qe euroskeptiket jane shume pak. Para asaj vendimmarrjeje e cila u demonstrua edhe ne Parlamentin Evropian qe i dha mundesine dhe i hapi rruge vendimit te Ministrave te Brendshem te Evropes per te marre vendimin qe qytetaret e Shqiperise te levizin te lire ne Evrope. Dhe do te them qe e njejta gje do te ndodhe dhe me Kosoven patjeter. Pra pjesa e atyre qe e stimulojne levizjen e lire te banoreve te rajonit ballkanik eshte shume me e madhe qe edhe vendimmarrja do te jete patjeter pozitive. Ndersa qytetareve mund tu them qe patjeter te konformohen me rregullat e Bashkimit Evropian pra ai regjim i liberalizimit te vizave duhet te respektohet nga cdo qytetar.
Gazetarja Mirepo ata qe po shkojne jane te varfrit sepse te varfer jane shqiptaret e jugut te Serbise por te varfer jane edhe shqiptaret e Maqedonise ata qe po shkojne per zor po shkojne e po kerkojne azil. Cka nese ata e keqperdorin ate vize qe iu eshte dhene
Presidenti Topi Tani rregullat e komunikimit jane rregulla komunikimi dhe ka disa pika shume te forta te renies dakord me vendet e Bashkimit Evropian ku cdo qytetar eshte i detyruar ti respektoje. Une besoj qe edhe Shqiperia por edhe vendet e tjera te Ballkanit nuk jane vende qe po eksperimentojne per here te pare. Ceshtja e integrimit ne Evrope eshte nje ceshtje e integrimit hap pas hapi. Fillon me regjimin e liberalizimit te vizave pastaj vazhdon me marrjen e statusit te vendit kandidat dhe une jam i bindur qe te gjitha vendet e rajonit pavaresisht se eshte ceshtje kohe rrugen e integrimit e kane te garantuar. Dhe kjo varet patjeter nga nje marredhenie solide te seriozitetit marredhenia midis ketyre vendeve te Bashkimit Evropian cka presupozon edhe korrektesine per sa i perket qendrimit dhe sjelljes ne vendet komunitare.
Gazetarja Tani po flasim per integrimi ne NATO qe ishte nje nder sukseset me te medha qe edhe ne ne Kosove e perjetuam suksesin tuaj si tonin sepse eshte pershtypja qe ne nuk kemi shanse nje here per nje here qe te futemi ne NATO. A ju duket se kjo eshte e vertete
Presidenti Topi Jo une mendoj qe politika e NATO-s se paku nga ajo qe eshte artikuluar nga njerezit me te rendesishem te Aleances se paqes dhe te sigurise eshte qe vendet e rajonit jane te gjitha te projektuara per tu futur ne NATO. Kjo vjen jo thjesht si nje qellim strategjik i Aleances se Madhe por edhe si nje predispozicion i ketyre popujve dhe ju e dini qe ne nje sondazh te realizuar ne Shqiperi qe besoj se i njejti qendrim do te jete dhe ne Kosove gati 96 e shqiptareve kane deshiruar qe te futen ne NATO. Besoj jane raste unikale te sondazheve.
Gazetarja E kam fjalen dhe per ate qe ju me siguri edhe aty do ta luani rolin e nje vellai te madh qe e ka patur Kosova.
Presidenti Topi Ne menyre te padiskutueshme. Deshira jone eshte qe ta shohim Kosoven sa me shpejt ne NATO.
Gazetarja Edhe per kete atehere do te kaloja tek pyetja eshte e lidhur me lobimin dhe faktin qe ne pritem pas vendimit te GJND-se me shume njohje te cilat nuk po ndodhin. Ajo cka do tju pyes tash eshte nga pervoja personale e diplomateve qe ju i takoni prapa skenes dhe i pushtetareve te ndryshem se cka po ju thone pse nuk po njihet Kosova ne menyre shume me masive sec e kemi pritur pas vendimit
Presidenti Topi Se pari duhet te kuptojme qe ceshtja e njohjes eshte ceshtje e nje procesi. Une mund te them qe qysh nga momenti i shpalljes se pavaresise se Kosoves kemi pasur dhe dy momente te tjera shume te rendesishme opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe erdhi shume pozitiv per Kosoven por edhe nje rezolute e Organizates se Kombeve te Bashkuara e sponsorizuar dhe e mbeshtetur nga vendet e Bashkimit Evropian qe e vendos Kosoven ne nje terren shume pozitiv.
Gazetarja Mirepo apo e shfrytezon momentin A mos po duket qe e humbem momentin nuk e shfrytezuam mire kete moment
Presidenti Topi Une nuk besoj qe ka humbje te momentit. Mos mendoni qe diplomacia apo vullneti i vendeve te vecanta shkon nw sinkron me deshiren tone kjo eshte nje ceshtje e cila do te vije ne menyre shume graduale dhe nga informacioni qe une kam padyshim qe do te kete vende te cilat do ta njohin shume shpejt Kosoven. Ka vende qe i japin me shume kohe vetes per shkak edhe te problemeve te tyre por edhe per shkak te angazhimit te tyre ne organizata te caktuara.
Gazetarja Mirepo a pranoni qe ka vende qe thane ne do te vendosim pas vendimit te GJND-se dhe ato vende sot nuk kane vendosur A mund te na tregoni pse spo vendosin
Presidenti Topi Tani po te isha President i secilit vend qw ka premtuar dhe se ka bere atehere mund te ma kerkonit. Natyrisht mund te jap opinion. Ne distance jane vende te cilat patjeter qe luajne edhe me seriozitetin dhe reputacionin e tyre dhe kam bindjen qe eshte ceshtje e nje vendimarrjeje ne proces. Por Kosova ka te gjitha shanset qe me kalimin e kohes te mos kete involucion pra te heqe edhe njohjen te atyre vendeve qe e kane dhene perkundrazi te kete evolucion ne njohje dhe kjo ne nje shtrirje gjeografike gati globale.
Gazetarja Sa po mundeni praktikisht sa e ka shteti i Shqiperise prioritet qe praktikisht ta ndihmoje lobimin e Kosoves ne vendet sidomos ku diplomatet tane as nuk mund te shkelin per shkak se as pasaporta e Kosoves nuk pranohet si vendet arabe apo vendet afrikane Sa prioritet e kane ambasadoret tuaj per shembull te shkojne te ndihmojne ne ndonje menyre ose tjeter
Presidenti Topi Une besoj qe kjo eshte nje ceshtje e nderkombetarizuar qe do te thote qe per procesin e njohjes se Kosoves sot lobojne shtetet me te fuqishme te botes.
Gazetarja Ju edhe Amerika jeni te paret.
Presidenti Topi Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendet evropiane pergjithesisht por besoj qe dhe Shqiperia eshte pjese shume e rendesishme e lobimit qe do te beje per njohjen e Kosoves dhe kjo nuk vihet ne dyshim. Kjo eshte detyre edhe e institucioneve te Kosoves ne radhe te pare por eshte detyrim edhe i diplomateve tane qe edhe institucionet e Shqiperise qe sa here kane kontakte me partnere te huaj dhe me ata qe nuk e kane njohur patjeter hapet si teme diskutohet dhe besoj qe kjo eshte nje ceshtje qe ka te beje pastaj me vendimarrjen e vendeve respektive.
Gazetarja Pjesen e fundit te bisedes do te doja ta koncentroja tek ajo cka po ndodh tash ne Kosove. Kosova tashme do te hyje ne zgjedhje. A do te jene ato te jashtezakonshme a te parakohshme nuk e dime por ne zgjedhje do te hyje. Cka eshte pervoja e cila duhet ta marrim nga Shqiperia dhe cka eshte ajo qe sduhet ta marrim Po ju pyes si nje figure unifikuese qe jeni dhe qe keni pasur mjaft probleme te medha per ta luajtur kete rol.
Presidenti Topi Une besoj qe Kosova ka shansin qe te marre standardet me te mira te Evropes dhe nuk eshte e thene qe te marre eksperienca thjesht shqiptare.
Gazetarja Pse a sjane te mira keto eksperienca shqiptare
Presidenti Topi Jo jo nuk eshte e thene qe te marre thjesht eksperiencen shqiptare sepse edhe vete Shqiperia sot tenton te permiresoje klimen e zgjedhjeve te realizimit te zgjedhjeve te monitorimit nga standardet evropiane. Pra aty ku keni mundesine qe ta merrni standardin direkt ne burim nuk keni pse e merrni ne menyre indirekte apo te terthorte. Fjalen e kam qe edhe Shqiperia edhe Kosova kane nevoje qe te rrisin standardin e zgjedhjeve dhe une besoj qe standardet me te mira jane ato qe realizohen ne vendet me demokratike te Evropes. Sigurisht Shqiperia ka eksperienca te veta dhe besoj qe keshilla me e mire eshte qe merrni eksperiencat me te mira. Une kam bindjen qe institucionet e Kosoves i kane kaluar disa situata zgjedhore i kane kaluar jo keq.
Gazetarja Po por i kemi kaluar me organizimin e te huajve deri me tash. Per here te pare kemi filluar ti bejme vete si shqiptare.
Presidenti Topi Une besoj se kjo eshte nje shenje shume e mire sepse ne rast se je nje vend qe monitorohesh nga te huajt dhe ato kane dhene shansin qe keto zgjedhje te veteadministrohen tregojne qe ata kane besim tek institucionet e Kosoves.
Gazetarja Por nese i bejme para Krishtlindjeve a kemi shanse per te patur aq shume monitorues te huaj Sa do te shenoni qe mund te jene
Presidenti Topi Tek ceshtja e kohes une nuk kam as informacionin as tagrin e duhur qe te futem sepse kjo eshte ceshtje qe u takon institucioneve dhe partive politike ne Kosove.
Gazetarja E vertete. Cka me intereson eshte cfare pengesash keni pasur ju si President ne rolin tuaj unifikues per ti bere te gjitha partite bashke per te pranuar per shembull rezultatin zgjedhor. Duhet ti paraprini te reflektoni mbi ate qe shume analiza ne Kosove momentalisht po flasin per nje lloj skenari te Shqiperise ne rast qe behen shume shpejt organizohen shume shpejt dhe acarohen vazhdojne te acarohen d.m.th. marredheniet mes dy partive me te medha dhe po flitet per po supozohet ne skenarin e Shqiperise. Si President me intereson cfare pengesash keni hasur qe te dime sa me mire te ballafaqohemi deri me tash
Presidenti Topi Se pari Presidenti i Shqiperise nuk merret me supozime dhe paragjykime. Ju e dini qe jam gjithmone shume institucional. Dhe mund tju them qe Presidenti me kuadrin kushtetues dhe ligjor qe ekziston ne Shqiperi gjithmone eshte mbi partite dhe kur eshte e nevojshme eshte midis partive per te nxitur dialogun komunikimin dhe pastaj gjithcka qe ka te beje me klimen zgjedhore eshte ne vullnetin e partive te cilat e manifestojne ate ne deshiren per te reformuar Kodin Zgjedhor fillimisht per te vazhduar fushaten elektorale mbi bazen e nje kuadri ligjor dhe per te administruar procesin zgjedhor qe vjen nepermjet Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pra Presidenti gjithmone eshte inkurajues i realizimit te te gjithe paramentrave ligjore.
Gazetarja Cka ju eshte dashur te beni ne praktike per ta realizuar kete Kur keni hasur ne kriza ne Shqiperi cka ju eshte dashur per te shtyre edhe vetveten
Presidenti Topi Mund tju them sipas situates. Per shembull vetem diten e zgjedhjeve Presidenti ka qene shume i pranishem per te inkurajuar partite politike qe ta ndjekin me shume rigorozitet procesin edhe korrektesi te beje thirrje per qytetaret qe te marrin pjese ne procesin zgjedhor sepse vota e tyre eshte shume e vlefshme per zhvillimet e ardhshme demokratike dhe ne fund fare i kam bere thirrje per qetesi i kam bere thirrje qe partite politike te administrojne mire procesin sepse ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve besoj se edhe ne Kosove keshtu eshte eshte nje projektim i vullneteve te partive politike.
Gazetarja Mire kjo eshte ne diten e zgjedhjeve cka keni bere Por cka keni bere pas zgjedhjeve kur nje parti si pranoi rezultatet Atehere cka keni bere
Presidenti Topi Po ju besoj nuk jeni aq te painformuar sa te ma beni kete pyetje sikur nuk jeni te informuar.
Gazetarja Mire por prapa skenes cfare nevojitet cfare aftesimi nevojitet prapaskene
Presidenti Topi Presidenti gjithmone gjithmone ka pasur te gjithe apelet qe partite politike te arrinin nje bashkepunim dhe ne varesi te situates keto apele kane qene sigurisht specifike. Por ne substancw
Gazetarja Cfare duhet me pas parasysh qe te mos biem aty Cfare duhet me pas parasysh qe te mos vijne ne nje moment kur nuk pranohen nga nje parti zgjedhjesh
Presidenti Topi Une nuk besoj qe te gjithe faktoret politike institucionale ne Kosove jane duke pritur se cfare do u thote Presidenti i Shqiperise sepse sikurse e thashe pak me pare une kam pare nje maturi nje pjekuri ndonese eshte shtet i ri Kosova por ka pasur momente kur dhe vete faktori politik ne Shqiperi ka pasur shanse qe te marre eksperienca dhe pervoja pozitive nga politika ne Kosove.
Gazetarja Megjithate KQZ-ja jone erdhi e ju vizitoi. Ma jepni nje pershtypje. Cfare pershtypje ju dha Komisioni Qendror Zgjedhor qe erdhi ne vizite tash
Presidenti Topi Ishte vizite kortezie. I prita me shume deshire sikurse pres cdo delegacion qe vjen nga Kosova.
Gazetarja A ta mbushen syrin qe jane gati me organizuar zgjedhje per 45 dite
Presidenti Topi Por juve e keni fjalen per eksteriorin per pjesen e jashtme
Gazetarja Po aq sa pate.
Presidenti Topi Mu duken shume simpatike mu duken shume te predispozuar qe te komunikojne dhe besoj qe nga eksteriori mund te nxjerr perfundime per interiorin qe mund te jene shume te strukturuar qe te administrojne zgjedhje korrekte.
Gazetarja Nga vizita e vetme qe u be per te pergatitur keto zgjedhje ishte Shqiperia. KQZ-ja jone erdhi tek KQZ-ja juaj per te mesuar.
Presidenti Topi I takon te vije ketu. Patjeter i takon. Por mund te shkojne te marrin eksperienca edhe ne Bruksel. Pra te marresh eksperience ne shume drejtime nuk eshte gje e keqe.
Gazetarja Perfund perfund. Te dy shtetet kemi problem te madh me korrupsionin. Kjo eshte dicka qe te dy shtetet po mundohen ta heqin nje imazh ndoshta edhe akademisht te perfituar ne Evrope se vetem ne kemi problem me krimin e organizuar. Megjithate cka jane sfidat te cilat ju keni kaluar edhe keni arritur sukses Cfare Keni arritur sukses me bind Evropen qe jeni partnere serioze per luftimin e korrupsionit. Thjesht kam nevoje per disa trusqe qe kane funksionuar apo skane funksionuar per ta luftuar korrupsionin
Presidenti Topi Se pari eshte motivimi. Se dyti mbi bazen edhe te ketij motivimi dhe vullneti eshte ndertimi i nje kuadri ligjor gjithnje edhe me te perfeksionuar per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Se treti eshte forcimi i shtetit ligjor dhe patjeter eshte nje sfide e vazhdueshme. Se katerti eshte komunikimi me te gjithe partneret ne rajon sepse ceshtja e krimit te organizuar nuk eshte me ceshtje e njekombi por eshte ne nje sens rajonal dhe global. Ketu ka pasur rezultate konkrete. Ju e keni informacionin qe mjaft banda kriminale sot jane ose duke vuajtur denimin ose jane ne nje proces hetimi dhe besoj qe kjo ka qene shume e dukshme dhe e vene ne dukje edhe nga partneret tane europiane.
Gazetarja A ka qene e veshtire me ardh deri tek keto arrestime te medha po pyes sepse ne Kosove nuk ka ndodhur ende Cfare sfidash brenda partiake brenda institucionale keni kaluar derisa ia keni mberrite
Presidenti Topi Sigurisht eshte vullneti eshte motivimi eshte detyrimi para elektoratit per gjithcka cka eshte premtuar eshte zbatimi i ligjit dhe une besoj qe kur jane te gjitha keto edhe rezultatet jane konkrete.
Gazetarja Zoti President cfare keni bere ne rastet kur keni hasur qe duke hulumtuar kur duke dashur qe te arrestoni bandat kriminale keni gjetur kolege tuaj per shembull te partise apo politikane apo qe jane te perfshire ne to Cfare beni ne kesi rastesh kur kriminelet mund te jene nder radhet tuaja
Presidenti Topi Juve po beni pyetje shume supozuese dhe shume specifike por une mund tju them qe punohet ne linje jashtezakonisht te forte institucionale. Askush nuk mund te shkoje me klime paragjykimesh. Faktet jane konkrete faktet jane te plota. Ju mund te hulumtoni edhe ne dikasteret perkatese per te pare rezultatet e luftes se institucioneve te drejtesise kunder krimit te organizuar. Sikurse e thashe mjaft banda sot po vuajne denimin nje pjese e tyre jane ne proces hetimi. Edhe per ato ceshtje ku mund te kete persona sipas ceshtjes se caktuar natyrisht vepron Kushtetuta vepron ligji vepron Prokuroria dhe cdo gje qe juve e konsideroni per ta pasur ne menyre konkrete si pergjigje mund ta gjeni ne institucionet perkatese.
Gazetarja E vertete. Perfundimisht me intereson cka eshte mendimi juaj lidhur me arsimin dhe tekstet e unifikuara A mendoni qe ne si shqiptare ne Kosove qytetare te Kosoves shqiptare te Shqiperise a kemi nevoje per tekste te unifikuara nese jemi nje treg prej dy milion shqiptare kendej-andej
Presidenti Topi Une besoj qe u takon njerezve te cilet kane nje profil te specializuar per kete. I takon Ministrive te Arsimit.
Gazetarja Mirepo mendimi politik me intereson. A eshte politikisht e pranueshme jo kontraverse nese ne si shqiptare per hir te tregut me shume se per gjera te tjera kemi nevoje me pas tekste te njejta abetare te njejte
Presidenti Topi Natyrisht abetarja eshte abetare.
Gazetarja Libri i historise deri ku po shkon
Presidenti Topi Libri i historise sigurisht qe ka shume momente qe mund te jene shume me specifike per Shqiperine. Ka momente qe jane per Kosoven ka momente kur duhet te nderthurren dhe asnjehere nuk duhet te themi qe nuk ka nevoje qe shume ngjarje te trajtohen ne menyre shkencore nga historiane te perbashket sepse eshte nje histori qe e kemi konsumuar se bashku dhe une besoj qe jane te gjitha mundesite qe tekstet te perafrohen. Nuk mund te them ne menyre ekskluzive te unifikohen por aty ku eshte e mundur qe te afrohen per shume gjera pse jo duhet te afrohen. Sepse jemi nje popull. Patjeter kemi pasur nje histori te perbashket. E kemi perjetuar ne menyre te njejte. Ndoshta fizikisht jo por psikologjikisht po. Keshtu qe kemi shume mundesi sikurse kane bashkepunuar akademiket e shkencave te Shqiperise dhe te Kosoves mund te bashkepunojne te ndertojne patjeter tekste te cilat te kene baze te se vertetes ne te gjithe profesionalizmin qe ne e vleresojme shume ne te dyja anet e akademive tona dhe pse jo te ndertojne edhe tekste te perbashketa.
Gazetarja Faleminderit shume zoti President qe me dhate kete interviste
Presidenti Topi Edhe une ju falenderoj