Fjala e kryeministri Berisha ne Parlament

Kryeministri Berisha mori pjese ne seancen e sotme parlamentare gjate se ciles ai ka replikuar me deputetet e opozites ne lidhje me ndertimin e kompleksit te ri parlamentar.
Ne fjalen e tij kryeministri tha
E trishte e hidhur e padenje do te regjistrohet kjo dite ne historine e ketij parlamenti. Nuk po mbrohet ketu ndertesa debati eshte per kultin e njeriut me mizor diktatorit me gjakesor ne Evropen e pasluftes Enver Hoxha.
Zonja dhe zoterinj
Ne maj te vitit 1991 kam patur nderin dhe fatin te perfaqesoj opoziten shqiptare ne Unionin Demokratik Evropian ne Samitin e Parisit. Ne kete samit ku merrnin pjese perfaqesuesit me kryesore kryeministrat kryetaret e partive te qendres se djathte te mbare Evropes te 37 partive u votua nje deklarate ne te cilen u pershendeten shqiptaret opozita shqiptare dhe qytetaret shqiptare qe permbysen diktaturen. Ne kete deklarate Enver Hoxha vleresohet dhe cilesohet si hitleri shqiptare i pasluftes. Ata ta cilet firmosen kete deklarate ishin qendrestare te medhenj te luftes se dyte boterore u perkisnin koherave me heroike te rezistences anti-naziste. Por ata firmosen deklaraten me vetedijen e thelle se ato cka Enver Hoxha ju beri shqiptareve e bene ate plotesisht dhe teresisht te krahasueshem ne rrafshin cnjerezor me shefin e bishes naziste Adolf Hitlerin.
Ju ketu ne kor ne union me Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Aline dhe kot nuk i keni ftuar ne ato llozha atje siper tju shoqerojne te ndjekin fjalimet tuaja patetike per mauzoleret e diktatorit. Ju nuk po mbroni ndertesen as muret po mbroni kultin e tij dhe e beni kete me nje regji absolutisht te ndertuar ne menyren me djallezore. Kryetari juaj zgjodhi edhe nje nga momentet solemne te jetes se njeriut te nesermen e dasmes per te bere apologjine krimeve te Enver Hoxhes sepse te mbrosh trashegimin e tij do te thote te besh apologjine e krimeve monstruoze.
Kujtdo ti thoni ju se mund te krahasohet Raishtagu me mauzoleun e Hitlerit kujtdo tia servirni ju keto te dhena se mauzoleu i Hitlerit ne qender te Tiranes qenka trashegimi e madhe per ju skllever te bijve te eterve tuaj mundet por per shqiptaret ka vetem nje gje ndeshkim ndeshkim dhe vetem ndeshkim ndajhitlerit te shqiptareve dhe trashegimise se tij.
E doni ju kaq shume ngrijeni maketin para selise suaj po te doni ngrijeni por shqiptaret mos i fyeni. Aq sa ti fyente shtatorja qe e permbysem 20 vjet me pare po kaq i fyen mauzolemi . Kombi ka nje ndergjegje kombi nuk harron kurre vdekjet masive nga uria te shqiptareve qindra dhe mijerave shqiptareve qe u dergjen kampeve dhe burgjeve te tij ekzekutimet pa gjyq. Vetem gra te nderuara zonja jane 800 ne regjister te pushkatuara nga hitleri i pasluftes. Po beni veprime qe e turperojne kete parlament. Po mbroni mauzoleun nuk po mbroni trashegimin po mbroni mauzoleun e figures me gjakesore ne historine e shqiptareve. Po mbroni mauzoleun e diktatorit me anti-shqiptare ne historine e koherave po mbroni mauzoleun e njeriut qe shtypi kete popull me shume se cdo regjim ne tere historine po mbroni mauzoleun e njeriut qe eshte pergjegjes direkt per qindra mijera jete te pafajshme te marra me pushkatime me burgje me ngujimet ne fermat dhe kooperativat bujqesore.
Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shkeputi kombin nga tere bota . Po mbroni mauzoleun e njeriut qe rrethoi Shqiperine me tela me gjemba. Po mbroni mauzoleun e njeriut qe shnderroi Shqiperine ne bunkere e beni kete pas 20 viteve. Jo nje por 40 mauzoleume ti kishte nje nga nje do ti shembnin mesojeni kete. Nuk ka kompromis ketu.
Ajo qenka trashegimia juaj e cmuar do te rrini pa te merrni maketin dhe vendoseni para selise tuaj. Njelloj si zonja e zeze qe kerkoi plackat personale pikerisht aty e keni hallin ju tek reliket dhe sherret personale te tij shko merrjani asaj dhe i mbani po deshet si nuska.
Ju jeni te vetmit parlamentare qe ngriheni kunder parlamentit . Historia e parlamenti eshte nje histori e dhimbshme. Vendi ne parlamentin e dites se pare pati nje ndertese nga me modestet e bukur por modeste e keni afer selise ju eshte Teatri i Kukullave. Me pas asnjehere ne 100 vjet parlamenti i Shqiperise nuk pati ndertesen qe meriton tani ne do ti japim tempullit te demokracise ndertesen e tij dhe do te ndertojme nje nga parlamentet me te bukura do ti japim demokracise shqiptare njerin prej parlamenteve me te bukura. A do te keni fat ju te futeni ne te apo jo une ju garantoj se nese nuk ju perjashton kryetari juaj po Pavaresine do e festojme bashke ne nje salle te re parlamenti ne nje parlament te ri. Ju me qendrimin qe mbani ndaj parlamenti tregoni konfliktin tuaj qe keni per tempullin e demokracise ju keni percmim per parlamentin ju keni mos vleresim per parlamentin juve ju tmerron parlamenti. Si ka mundesi qe ju parlamentare qe pasi e miratuar dhe pasi dhate konsensusin dilni ne kor kunder tij duke e ditur se vendi juaj eshte i vetmi vend ne Evrope qe nuk ka nje ndertese te plote per parlamentin. Mbrojtja e Enver Hoxhes qe i beni ju ketu eshte e papranueshme.
Parlamenti do te kete ndertesen me te bukur dhe harrojeni ju se ne i lame projektet ne mes. Ate qe bete per rrugen ju tani e beni per parlamentin dhe piramiden e kuptoni more se keta jane kunder cdo lloj vepre e cila tregon Shqiperine moderne Shqiperine tjeter pse nuk beheni bashkautor ne keto por beheni kundershtare te tyre dhe pastaj ju denojne ata njeri pas tjetrit. A e dini se sa here kaloni ne ate rruge ndiheni shume te sikletosur po keshtu do te ndiheni edhe ne parlamentin e ri ju .
Shkoni pak atje tek ndertesa cfare do te gjeni aty do te gjeni 28700 meter katrore ne qender te Tiranes. Parlamentin mund ta ndertonim edhe ne vende te tjera por ne e ndertojme aty se aty jane 28 mije meter katrore pervec te tjera nuk kane asnje funksion publik atehere pa diskutim qe aty ndertohet parlamenti por nuk dua tjua fshehim juve se mauzoleu i Enverit i ka muajt e numeruar. Ne qofte se demokratet nga e gjithe bota moren dhe qarkulluan ne mbare planetin copeza te Murit te Berlinit ju ftoj te merrni copeza te mauzoleut te Enverit meqe e paskeni kaq te dashur dhe ti mbani per gjithe jeten si relike.
Pas fjales se Kryetarit te Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci kryeministri Berisha u shpreh
Sapo degjuan qytetaret shqiptare kryeministrin potencial per vitin 2025. Ne pjesen e pare te ekspozese se tij me rikujtoi nje film gjerman ne te cilen nje zonje mbeti skllave e nje kujtimi. Kjo zonje beqare pati fatin qe ne vitet e rinise se saj te kishte nje te dashur qe quhej Ali. Problemi i saj ishte se me te gjithe miqte qe erdhen me pas i dukeshin te gjithe Ali dhe pavaresish se mund te quhej Ditri Vilhelm Mark apo Edgar qe te gjitheve ju drejtohej me Ali. Keshtu dhe z.Ruci gjithcka e lidh me Enverin madje edhe foltorja i duket si e diktatorit eshte kujtimi qe e ka pushtuar.
Se dyti zoteria shtroi pyetje dhe u largua por une ne respekt te socialisteve dhe mbeshtetesve te Partise Socialiste dua te qartesoj se propozimi qe ka sjelle z.Rama ne tryeze po studiohet seriozisht dhe eshte studiuar dhe dua te theksoj ketu se propozimi mbante daten 15 shtator. Megjithate absolutisht nuk e shmanga per ta hedhur menjane si nje propozim te konsumuar te cilit i ishte kthyer pergjigje pro e mora dhe po e studioj me vemendje te madhe dhe une kam besim ne kuadrin e ofertes qe ne beme qe te shtrijne hetimin deri dy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te qershorit te vitin 2013 per ti dhene gjithe kohen e duhur gjykatave sepse ne kete kerkese Rama shkruan se komisioni duhet te beje hetim te pakufizuar dhe une jam per hetim pa asnje kufizim une dua qe ky parlament te ushtroje ne perputhje me kushtetuten dhe ligjet e vendit te gjitha kompetencat qe ka dhe i meriton.
Ndaj dhe ne kete rast qe kerkohet hetim i pa kufizuar le te fillohet me gjithe problematiken e komisionit hetimor tu japim kohe gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim per te vendosur per rinumerimin e fleteve te votimit.
E kam deklaruar dhe e deklaroj pranoj cdo vendim gjykate te Strasburgut te Gjykates Kushtetuese te te gjitha gjykatave te tjera te cilat do te marrin vendimin ne pavaresi te plote.
E kam deklaruar dhe e deklaroj se jam absolutisht i gatshem te numerohet cdo vote te ndryshoje cdo rezultat me te vetmin kusht qe duhet te vendose gjykata pasi vendimi i Kolegjit Zgjedhor eshte i prere dhe perfundimtare dhe ky vendim mund te ndryshohet vetem ne Gjykaten e Strasburgut dhe per Gjykaten e Strasburgut ne vitin 2001 kur Gjykata Kushtetuese shqiptare i mori disa mandate opozites OSBE/ODHIR i sugjeroi opozites ti drejtohet Strasburgut.
Lidhur me disa ceshtje te tjera qe z. Ruci ngriti ketu dua ti them se per mandatin ka nje votim elektronik me gjurme te pa ndryshueshme dhe spekulimi eshte shume i pa ndershme. Kane qene 70 vota per ta nisur ne Gjykaten Kushtetuese jo per ta hequr sepse se ka parlamenti kete kompetence por per tia percjelle Gjykates Kushtetuese dhe kane votuar 67 kunder 70 vota pro 2 abstenime dhe nje perfaqesues i PS me karte elektronike nuk ka votuar. Pse nuk ka votuar Po ku ta di une se cfare i tha mendja ne ate moment nuk hyj dot ne psikologjine e tij ai eshte deputet dhe ka te drejte te votoje te mos votoje te votoje pro kunder apo te abstenoje. Por opozita duhet ta dije se nuk ndertohet qendrimi mbi mashtrim.
Per sa i perket vrasjeve jane akte te shemtuara kriminale dhe absolutisht qeveria dhe te gjitha agjencite kane bere dhe do te bejne te gjitha perpjekjet per vendosjen para ligjit te krimineleve te ketyre akteve sikunder ne menyre absolute nuk eshte paraqitur dhe nuk ekziston dhe fakti me i vogel se Xhindi apo kryetari i Komunes se Terthores kane pasur problem politik apo jane atakuar per probleme politik. Kjo nuk ju sherben kjo eshte abuzim njelloj si me Kosta Trebicken perdorja e te vdekurve per qellime politike eshte makabritet.
28/10/2010