E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekoron Baba Fejze Bulqizen pas vdekjesme Urdhrin Nderi i Kombit

29 tetor 2010
Bulqize

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin Nderi i Kombit Baba Fejze Bulqizen pas vdekjes me motivacionin Veprimtar i shquar i rezistences anti-osmane nje nder pionieret e Levizjes Kombetare me kontribute ne hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua gjate nje takimi qe pati Presidenti Topi me intelektuale deputete e autoritete te pushtetit vendor si dhe klerike e personalitete ne sallen e Qendres se Kultures te qytetit.

Ne fillim te ceremonise se posacme te organizuar nga Bashkia e Bulqizes dhe Kryegjyshata Boterore e Bektashinjve ne emer te intelektualeve te qytetit dhe perfaqesuesve te pushtetit lokal pershendeti Kryetari i Bashkise Roland Keta i cili vleresoi lart viziten e Kreu i Shtetit ne qytetin e Bulqizes dhe vuri ne dukje rendesine qe marrin vizita te tilla per qytetaret e saj. Pas tij e mori fjalen deputeti i zones Selami Xhepa dhe ne emer te Bashkesise se Bektashinjve pershendeti Baba Ismaili nga Teqeja e Bllaces i cili pasi mori ne dorezim dekoraten falenderoi Kreun e Shtetit qe i dha vendin e merituar simbolit te bektashinjve Baba Fejze Bulqizes pasi ai ka derdhur djerse e gjak dhe e meriton te jete Nder i Kombit.

Presidenti Topi ne fjalen e mbajtur me kete rast u shpreh

I nderuar zoti Keta Kryetar i Bashkise se Bulqizes
I nderuar Babe Ismaili
Te nderuar zoterinj deputete te Qarkut te Dibres
Te nderuara autoritete lokale te Qarkut te Dibres
Te nderuar klerike
Te dashur banore te Bulqizes

Natyrisht qe per mua eshte nje moment shume emocionues nje moment shume i gezuar qe ndodhem ketu midis jush sot me nje motiv te vecante per te nderuar nje figure qe do ta konsideroja per vitet qe ai ka jetuar ne kohen kur ai ka jetuar ne fillimet e largeta ne fillim te shekullit te XIX-te nje figure te jashtezakonshme i cili kurrsesi nuk mund te kete permasa lokale. Baba Fejze Bulqiza na motivoi te gjitheve na motivoi per te bashkepunuar me te gjithe autoritetet vendore te Qarkut te Dibres te cilet ne unison ne nje mendim shprehen deshiren per ta perkujtuar Baba Fejzen per ti dhene atij ndoshta ate qe ai e ka merituar prej kohesh. Dhe jo rastesisht sot ne jemi te gjithe ketu. Nuk do te doja kurre qe ritualin e nderimit te dekorimit te kesaj figure shume te madhe jo vetem per Qarkun e Dibres ta beja ne Tirane. Jo deshiroja ta beja ketu sepse ky eshte minimumi i nderit qe ne mund ti bejme kesaj figure patriotike historike fetare qe eshte patjeter nje pike referimi shume e rendesishme per te gjithe ne. Kjo eshte arsyeja qe jam sot ketu per ta ndare se bashku me ju kete gezim te jashtezakonshem.

Sot ne kohet moderne vertet ne mund te flasim kemi arsye te krenohemi per shume gjera qe kemi arritur. Kemi arsye te krenohemi per mbijetesen e kombit dhe te popullit shqiptar. Kemi arsye te krenohemi sepse ne ditet tona jane rikthyer shume gjera qe i kishim lene gjate rruges shpeshhere tragjike te historise sone pra sot ne kemi nje rilindje te vertete ne te gjitha aspektet te Shqiperise por edhe te kombit shqiptar ne pergjithesi. Sot kemi nje realitet te ri Shqiperia sot eshte nje vend jo i harruar eshte nje vend i nderuar. Shqiperia sot eshte nje vend i NATO-s. Shqiperia sot eshte nje vend qe ecen ne menyre te pandalshme drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Sot ne kemi komoditetin te flasim te diskutojme te debatojme per te tashmen dhe per ta ardhmen tone. Por perfytyroni te dashur miq nje figure te tille qe ne sapo e pame te ilustruar shume bukur ne kete dokumentar qe ka lindur ne vitin 1803 qe zhvilloi aktivitetin e vet ne nje periudhe shume te trazuar te historise shqiptare nje mendje e cila iluminoi shume mendje te tjera nje njeri i motivuar qe edhe ne ato vite te shkonte te arsimohej te bente shkollen te bente arsimin e larte per nje patriot i cili diti te kthehej dhe u kthye pikerisht aty ku lindi. U kthye jo per komoditet por u kthye per ti kthyer borxhin familjes se tij treves qe e lindi dhe gjithe Shqiperise. Jo pa arsye ai erdhi jo vetem per te predikuar fene. Ju e dini qe eshte nje thenie e famshme qe ka mbetur lapidar dhe vjen nga bektashizmi qe pa atdhe nuk ka fe. Kjo eshte nje thenie qe eshte bere e njohur dhe eshte pervetesuar nga te gjitha fete. Kjo eshte arsyeja qe fete sot ne Shqiperi jane ne harmoni jane ne harmoni jo vetem ne kohet moderne por kane qene ne harmoni ne saje te mendjeve te ndritura te iluminuara patriote sikurse ka qene edhe Baba Fejze. Kjo eshte arsyeja qe ai nuk u mor vetem me fene por u mor edhe me afrimin e njerezve u mor edhe me arsimimin. Dhe besoj qe eshte nje nga qendrat qe ndonese fillimisht arsimi u realizua me germat arabe ai diti te shkonte ne sintoni me kohen dhe te fuse germat latine dhe te aspiroje per nje te ardhme e cila ne fakt nuk u gezua nga ai por gezohet nga brezat qe jo vetem ai la pas por breza qe dine ta vleresojne figuren e Baba Fejzes dine ta vleresojne dine ti referohen dine te krenohen me figuren e Baba Fejzes dhe nuk ka nderim me te madh per ate figure qe te mbledhe kaq shume njerez sot pikerisht ne Bulqize vertet ne nje salle por jam i bindur dhe shume te tjere qe jane atje ne rruge por dhe shume te tjere qe nuk jane ketu por qe dine ta vleresojne dhe te krenohen me figuren e Baba Fejzes. Une shoh sot pjesemarrjen e te gjithe autoriteteve lokale te Qarku te Dibres. Kam nderin te pershendes edhe kryetarin e Dibres se Madhe sepse tregon qe dashuria respekti per Baba Fejzen por edhe per baballare te tjere per Sheh Mustafen Sheh Sulen dhe te tjere eshte nje respekt qe vjen jo sepse ata jane thjesht predikues te fese por sepse ata kane ditur qe te ngrene me besimin e tyre me predikimin e tyre ne radhe te pare vlerat e patriotizmit. Une e quaj te rendesishme te rikthej momente te historise por ju ate histori e dini ndoshta me mire se une per te gjitha ato vlera qe kane pasur patriote te kesaj treve per te gjithe ato beteja te cilat padyshim qe bene te mundur qe ne te vijme ne kete dite qe jemi sot. Une deshiroj ne menyre te vecante tju falenderoj tju falenderoj sepse ju dini te vleresoni historine e kesaj treve. E kam pare kete tek te gjithe tek qytetari me i thjeshte tek pushtetari vendor tek deputetet e nderuar te kesaj zone te gjithe se bashku shume solidar per tiu referuar historise per ta vleresuar per tju vleresuar juve dhe per te vleresuar mbi te gjitha te ardhmen e kesaj treve e cila sigurisht qe ka traditen por ka edhe te ardhmen.

Baba Fejze sikurse e tha i nderuar Baba Dede Reshat Bardhi nuk i takon vetem kesaj treve. Ai me figuren e tij e projektoi ate figure tek e gjithe Shqiperia une do te thoja tek i gjithe kombi. Kjo eshte arsyeja qe motivimi im ishte tashme i realizuar qe Baba Fejze Bulqiza te nderohet me titullin e larte Nderi i Komit duke u futur keshtu ne listen e njerezve me te nderuar te ketij kombi me histori te madhe dhe me nje perspektive shume te qarte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›