Kryeministri Berisha merr pjese ne ceremonine e promovimit te Fondacionit per Liri Ekonomike
Kryeministri Berisha mori pjese sot ne mbremje ne ceremonine e promovimit te Fondacionit per Liri Ekonomike si dhe librit te ekonomistit njeheresh deputet i parlamentit shqiptar Selami Xhepa Miti mbi krizat dhe Fundin e tregut botim i ketij Fondacioni.
Ne fjalen e tij pershendetese Kryeministri Berisha u shpreh
Zoti Minister
Zoterinj deputete
Te nderuar anetare te Bordit te Fondacionit per Liri Ekonomike
Te dashur pjesemarres
Se pari deshiroj te pergezoj zotin Xhepa dhe Bordin per kete iniciative te shkelqyer te themelimit te nje Fondacioni me qellimin e mire te mbrojtjes e zhvillimit te metejshem te koncepteve te lirise ekonomike ne Shqiperi te falenderoj zotin Xhepa per te gjithe kontributin qe ka dhene dhe jep ne reformat e medha ekonomike ne kete vend si dhe te shpreh bindjen se themeli i te gjitha arritjeve ekonomike te njeriut e te njerezimit qendron ne lirine dhe iniciativen e tij te lire. Deshmia me madhore e saj sot eshte zhvillimi i ekonomise planetare. Sot kapitalizmi boteror ka marre permasa gjigande te pakrahasueshme dhe ky fakt ka bere qe rritja ekonomike boterore te jete me e madhe se ne cdo kohe tjeter. Ne rast se per 800 vite me radhe ekonomia e botes u rrit me pak a shume me 1 perqind gje qe e mbajti njerezimin ne teresi ne varferi nga vitet lsquo70-te te shekullit te 20-te e ketej me hyrjen ne skenen e botes te Kines dhe Indise si fuqi kapitaliste ekonomike ky sistem ka njohur permasa me te medha dhe ka garantuar rritjen dhe prosperitetin me te madh.
Ky sistem ne menyren me eficente ia ka dale te nxjerre qindra e qindra milione njerez nga varferia. Shembulli me tipik ne kete rast eshte Kina por India ecen nderkohe qe ekonomia amerikane pothuajse gjate gjithe shekullit qe shkoi e gjer me sot kryeson ekonomine e botes me gjithe zhvillimet e bujshme te ekonomive te tjera. Te gjitha keto kane pasur e kane ne baze e ne thelb lirine ekonomike. Paralel me kete sistem ekzistoi edhe nje sistem tjeter i cili perfundoi ne galerat e historise vetem e vetem para se gjithash e mbi te gjitha sepse shtypte e ndrydhte lirite ekonomike.
Por une mund te them me bindjen me te plote se shembulli me i shkelqyer i 60 viteve te fundit i efektit te lirise ekonomike eshte Shqiperia. Nuk ka nje vend tjeter qe te ilustroi me mire efektet e saj sesa ky vend i cili vetem 20 vjet me pare ishte nje vend me te ardhura 204 dollare per fryme dhe sot ka rreth 6 apo 7 mije dollare per fryme. Nuk ka asnje vend tjeter qe te kete pasur nje kapercim te tille nga vendi me te ardhurat e niveleve me te uleta ne nje vend me te ardhura te niveleve te mesme te larta.
Me duhet tu them ketyre rilindesve te 2005 se liria ekonomike ka njohur ne vitet lsquo92-lsquo96 dimensionet me te paparashikuara. Eumlshte ky vend qe cliroi cmimet u dha atyre lirine e pare dhe lirine me te cilat ato kercyen jo 1 apo 8 por 15 here eshte ky vend qe nga hiperkolektivizmi total arriti ne vitin lsquo96 te kete 80 perqind te prodhimit nga sektori privat nga iniciativa e lire eshte ky vend te dashur rilindes te vitit 2005 ju kam miq ndaj po ju quaj edhe keshtu i cili vendosi jo ne vitin 2007 apo 2008 por ne vitin 93-lsquo94 sistemin fiskal me barren fiskale me te ulet ne Europe TVSH me 12.5 perqind duke qene vendi i dyte ne bote per aq sa liria ekonomike ka te beje me taksat ky vend zbatoi me besnikeri te madhe Hayek dhe parimet e tij eshte ky vend qe privatizoi me shpejtesi te rrufeshme sa asnje vend tjeter te gjitha asetet apartamentet token eshte ky vend qe lekun e zgerlaqur qe po vidhisej ne honet e historise monetare e beri te qendrueshem te qendroje ne kurs te lire me monedhat e botes dollarin ECU-n dhe te tjerat ne ate kohe. Pra Shqiperia eshte shembulli me i arrire sesi funksionon liria ekonomike.
Po ky shembull u faktua ne menyre te shkelqyer ne vitet 2008-2009-2010. Ekonomia e ketij vendi eshte e dyta ekonomi ne Europe qe i rezistoi krizes ekonomike dhe ruan rritje ekonomike. Ekonomia e ketij vendi eshte e vetmja ekonomi qe realizon sot 13 perqind te ardhura me shume se vitin e kaluar. Ekonomia e ketij vendi eshte e vetmja ekonomi ne Europe qe regjistron nje rritje te eksporteve 60 perqind ne nje kohe kur rete e krizes ende nuk jane kthjelluar dhe kjo absolutisht vetem e vetem sepse ky vend ju permbajt me vendosmeri te madhe parimeve te lirise ekonomike. Ky vend sot renditet per fillimin biznesit 27 pike me lart sesa vendet e OECD-se dhe kjo eshte asgje tjeter vecse liri ekonomike. Ky vend renditet 7 perqind me lart sesa mesatarja e vendeve te OECD-se vendeve me te zhvilluara te planetit. Dhe kjo jo se ky vend ka bere investime miliarda dollare per kete qellim por sepse ka zhvilluar lirine ekonomike.
Te dashur anetare te Bordit
Sic e shihni ju duhet te ndjeheni hayekiste te lumtur ndersa une mbetem gjithashtu pa hedhur Keynes teresisht. Une sinqerisht besoj Hayek e doktrinen e tij. Une nuk fajesoj Friedman per keto qe kane ndodhur. Absolutisht jo. Abuzimet me lirine ne fushen e tregut njelloj si te gjithe abuzimet me lirine ne fusha te tjera prodhojne konsenkuencat e veta te padeshirueshme. Eumlshte gabim te fajesosh lirine per ato qe ben babezia njerezore. E kam thene dhe e theksoj serish se midis presidentit te Northern Rock dhe Rrapush Xhaferrit absolutisht jane vellezer siameze ne babezine e tyre njeri mund te vije nga Oksford Kembrixh tjetri te me falni injorant dhe i pashkolle. Por kur erdhi puna te dy ndertuan piramidat e medha dhe kete e bene nga babezia e bene duke abuzuar me lirite e kuadrit ekonomik. Dhe kjo nuk qendron as ne doktrinen e Hayek as te Friedman as te Adam Smith dhe te askujt tjetri.
Ka nje moment per te cilin dua te jem i hapur qe do te mbetem gjithnje ne nje menyre a ne nje tjeter i pazgjidhur edhe me Keynes investimet. Keynes rrit shpenzimet per qellimet e tij ndersa per mua rritja e shpenzimeve eshte investim tek njeriu. Per kete une jam qind per qind dakord. Ne kete debat nuk eshte zgjidhur dhe nuk mund te zgjidhet teresisht e ne menyre natyrale shperndarja e te ardhurave sepse te gjithe jane te barabarte para ligjit por per fat te keq nuk jane te gjithe te barabarte per kushtet rrethanat e te tjera. Ne kete rast qeveria e ka konsideruar dhe e konsideron jetike investimin ne burimet njerezore pra rritjen edhe te shpenzimeve cka nuk ju pelqen por kjo do te vazhdoje te ndodhe.
Edhe nje here ju pergezoj dhe shpreh admirimin tim per nismen e shkelqyer qe keni marre per te promovuar e mbrojtur nje doktrine ekonomike e cila qendron ne themel te prosperitetin te njeriut shoqerise e botes. Faleminderit.
27/10/2010