Kryeministri Berisha inauguron shërbimin ri për qytetarët “e-Patenta”, projekt me vlerë 2.6 milion euro

“Asgjë më shumë nuk kërkojnë qytetarët nga administrata, shteti, qeveria, se sa qeverisje të mirë dhe qeverisje e mirë do të thotë shërbime të mira dhe moderne” u shpreh kryeministri Berisha sot, në inaugurimin e shërbimit të dytë për qytetarët “e-Patenta” në portalin unik qeveritar www.e-Albania.al, shërbim i ofruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Projekti i dixhitalizmit, për të cilin janë investuar 2,6 milion euro nga komuniteti evropian dhe qeveria shqiptare është realizuar në zbatim te Urdherit te Kryeministrit ”Per ofrimit e sherbimeve elektronike bazuar në portalin multifunksional e-albania.al” dhe është implementuar nga kompania shqiptare Advanced Business Solutions (ABS).
Për realizimin e tij është bere përpunimi i te dhënave te lejeve te drejtimit te arkivuara qe para viteve 1990 dhe deri ne diten e sotme. Gjithashtu janë përpunuar te gjithë Regjistrat te mbushura me dore ekzistues te viteve te shkuara dhe është bere dixhitalizimi i dosjeve, te afro 634 mije shtetasve te pajisur me leje drejtimi.
Shërbimi e-Patenta, si fillim është i disponueshëm për zyrën rajonale të Tiranës dhe brenda muajit Qershor ky shërbim do të përdoret nga qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu, brenda 10 ditëve, shërbimit për aplikim për patentë të re, do t’i shtohen edhe tre shërbime të tjera për aplikim për rinovim leje drejtimi, aplikim për zëvendësim leje drejtimi të dëmtuar dhe aplikim për zëvendësim leje drejtimi të humbur.
Si rezultat i përfundimit te këtij Projekti, nga një sherbim qe u ofrohej qytetareve me ane te regjistrave me dore kalohet ne një shërbim 100% te dixhitalizuar. Per kryerjen e te gjithë procesit te regjistrimit per tu paisur me leje drejtimi qytetaret dhe Autoshkollat, më pare duhej te humbnin 1 (nje) dite pune, ndersa tani ky proces behet nga zyra apo shtepia dhe vetem per 6 minuta.
Duke përgëzuar të githa strukturat që morën pjesë në realizimin e Projektit dixhital, kryeministri Berisha u shpreh se “Ky është një hap shumë i madh përpara dhe hap në drejtimin e duhur.”, i cili duhet të vijë duke u thelluar edhe më tej.
Kryeministri garantoi se në 4 vitet që vijnë do të bëhen të gjitha përpjekjet dhe do të ndërmerren të gjitha reformat që administrata, të funksionojë tërësisht dhe kryekëput me teknologji dixhitale. “Ne i kemi të gjitha mundësitë për të shndërruar Shqipërinë në 4 vitet që vijnë në një vend lider në rajon dhe unë i garantoj ata se qeveria do tu japë mbështetjen më të fuqishme ne realizimin e këtij projekti ambicioz.” tha kryeministri.
Në përshëndetjen e mbajtur, kryeministri Berisha u shpreh:
“Ju përshëndes shumë përzemërsisht për këtë arritje të madhe, arritje që e ndjejnë dhe e prekin aktualisht 400 mijë shqiptare, qytetarë biznesmenë, të cilët me instalimin e lejes on line kursejnë nga një ditë deri në një javë kohë të mundimshme, kursejnë shpenzimet të pamerituara dhe shërbehen brenda pak minutash më mënyrën më moderne, më të transparente , më të merituar , shërbehen on-line nga zyrat e drejtorisë, nga zyrat e tyre, nga shtëpitë e tyre. Ky është një hap shumë i madh përpara dhe hap në drejtimin e duhur. Asgjë më shumë nga administrata, shteti, qeveria nuk kërkojnë qytetarët se sa qeverisje të mirë. Qeverisje e mirë do të thotë shërbime të mira sepse ne jemi shërbëtorë të tyre dhe shërbimet në këtë formë janë shërbimet më të mira.
Ky proces është një proces jetik vendimtar për reformën e thelle, për ndryshimin e madh të administratës. Natyrisht, kjo kërkon nga punonjësit e administratës një vetëdije për rëndësinë jetike që ka për punën e tyre njohja, përdorimi i doktrinës informatike, i kompjuterit, në mënyrë të gjithanshme sepse ky është proces në fillime, por ju garantoj se në krye të 4 viteve të vijnë , në mënyrë figurative do të them këtu që administrata e tërë do të jetë jetë dixhitale, në kuptimin që do të jetë një administratë, pa letër, do të jetë një administratë , e cila do të funksionojë tërësisht dhe kryekëput me teknologji dixhitale./
Shërbimi i DPSHTRR ka njohur përmirësim progresiv. Drejtuesit e saj kanë bërë një punë serioze për të kaluar nga etapa në etapë. Sot kanë teknologjinë, kanë sistemin më modern.
Dua të përgëzoj kompaninë shqiptare që e ka vendosur këtë sistem dhe të përgëzoj të gjitha kompanitë shqiptare të IT për progresin e jashtëzakonshëm që kanë bërë, të përgëzoj AKSH-in për të gjithë mbështetjen kompetente serioze që po ju jep agjencive të ndryshme në transformimin e procedurave nga manual në dixhitale.
Është sistemi i Interoperabilitetit që po bën të mundur sot regjistrimin on-line të lejes, marrjen e saj sepse është ky sistem që bën disponibël on-line të gjitha të dhënat e atij që lëshon lejen, atij qe e merr lejen dhe me të dhëna me sigurinë më të madhe.
Zonja dhe zotërinj,
Theksoj edhe njëherë ky është një hap , ju bëj thirrje të gjitha agjencive të lëvizin dhe të bëjnë gjithçka për të vendosur procedurat on-line në të gjitha veprimtaritë e tyre. Shumë shpejt ne do të shkojmë në biznes on-line, regjistrim , taksën sot e paguajnë nga celulari. Këto ditë doganat do të fillojnë më pagesë elektronike. Por kështu me rradhë qeveri qëndrore, qeveri vendore duhet të bëjnë çdo investim që qytetarët tanë të shpenzojnë sa më pak kohë, të shpenzojnë sa më pak para për të marrë shërbimet më të mira më të shkëlqyera.
4 vjecari që vjen do të jetë 4 vjecari i ridimensionimit të madh të teknologjisë së informacionit, përdorimit të saj në Shqipëri. Ambicia jonë është e madhe. Ne synojmë Shqipëria vend lider në rajon, në këtë fushë.
Këtë projekt ambicioz e bazojmë së pari në arritjet që kemi patur gjatë këtyre viteve. Ne jemi vendi që shënuam arritje më të shpejta në këtë fushë dhe po të kemi parasysh në vitin 2006 përdorimi i internetit ishte ndër më të ulëtit në botë, 4.8 %. Ne kapërcyem këtë prapambetje dhe sot jemi të mirë vendosur, por ne nuk mund të kënaqemi me këtë. Ne i kemi të gjitha mundësitë . Unë shoh tek kompanitë shqiptare të ICT, tek të rinjtë një vullnet të hekurt për të shndërruar këtë degë, në një degë ndër kryesore të ekonomisë sonë dhe për të shndërruar Shqipërinë në 4 vitet që vijnë në një vend lider në rajon dhe unë i garantoj ata se qeveria do tu japë mbështetjen më të fuqishme ne realizimin e këtij projekti ambicioz.
Sot ne inauguruam një sukses, inauguruam një ndryshim të madh, një ndryshim nga praktika manual në praktikën dixhitale.
Kjo konfirmon për të dhjetën , për të qindtën dhe më shumë herë se ne jemi ndryshimi.
Përpara, përpara, përpara!
15/05/2013