E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inspekton ecurine e punimeve ne tunelin e Korridorit Tirane-Elbasan

Kryeministri Berisha inspektoi sot ecurine e punimeve ne kilometrin e pare te hapur te tunelit te Kerrabes nekorridorin rrugor Tirane ndashElbasan.Punimet e ndertimit te cilat kryhen nga kompania greke AKTOR. SA kane njevlere rreth 101 milion dollare dhe jane investim i Buxhetit te Shtetit dhe Bankes Islamike per Zhvillim.Tuneli do te jete me dy tuba me nga dy korsi secila me gjeresi 8 metra dhe lartesi 5 metra per secilin tub. Punimet e germimit kane filluar ne te dy tubat nga te dy portalet. Pas perfundimit te procesit te germimit puna do te vazhdoje me betonimin dhe punimine pajisjeve elektro-mekanike.Tuneli se bashku me akset rrugore para dhe pas tij respektivisht me gjatesi 13 kilometra dhe 11.5 kilometra do te formesojne nje rruge te re te rendesishme e cila shkurton distancen mes Tiranes dhe Elbasanit ne 29.7 kilometra duke e pershkruar ate vetem ne 18 minuta.Rruga Tirane-Elbasan segment i rendesishem i Korridorit 8 eshte njerruge me standardet me te larta te ndertuara deri me sot ne vendin tone por edhe ne Ballkan me gjeresi prej 282 metrash me 6 korsi si dhe rreth 17 kilometra ura dhe vijadukte. Gjithashtu rruga ka shume mbikalime dhe nenkalime si dhe parashikon sistemin e shtratit te lumit Kushe duke zgjidhur dhe nje problem per tokat bujqesore te fermereve te kesaj zone.Kryeministri Berisha shoqerohej ne kete vizite nga drejtues vendore te zones deputete drejtues te kompanise ndertuese greke AKTOR.SA perfaqesues te Bankes Islamike per Zhvillim etj.Kryeministri u interesua dhe pa nga afer punimet brenda tunelit ku u takua dhe bisedoi me drejtorin e kompanise si dhe me punonjes dhe inxhiniere te cilet e njohen ate me ecurinee punes se deritanishme dhe fazat qe vijne me pas. Kryeministri i pergezoi ndertuesit qe ne nje kohe te shkurter vetem disa mujore realizuan nje te katerten e punimeve qe duhen deri ne perfundimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›