E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inspekton punimet për rikonstruksion e lotit të parë të rrugës Librazhd – Dibër

Kryeministri Berisha inspektoi sot punimet për rikonstruksion e lotit të parë të rrugës Librazhd – Dibër, 10 kilometra. Rruga Librazhd – Dibër, 57 kilometra, ka një vlerë investimi 2.7 miliardë lekë.  

Kryeministri Berisha u njoh nga drejtuesit e kompanisë që po kryen rikonstruksionin me ecurinë e punimeve. Ata informuan se është hapur e gjithë traseja e rrugës, ndërkohë që 10 kilometrat e para po shtrohen me asfalt dhe pritet të mbarojnë brenda 2 javëve.

Pas rikonstruksionit të plotë të rrugës, distanca Librazhd-Dibër shkurtohet me 18 kilometra, krahasuar me aksin ekzistues. Përfitues nga ky investim janë 20.000 mijë banorë.

Kryeministri Berisha u shpreh se rëndësia e kësaj rruge është e shumanshme. Ajo të çon drejt zonave malore turistike më të bukura të Shqipërisë. Parku kombëtar Jabllanicë-Shebenik, tha Kryeministri, është një nga parqet më mahnitëse të vendit, por që aktualisht pak e njohim, pasi nuk kanë mundësi të shkojnë.

Kryeministri Berisha, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, tha se në 2-3 vjet, ky qark do të urbanizohet në çdo skaj të tij. Pasi të mbarohet rruga, çdo fshat i zonës do të lidhet me të.

Kryeministri Berisha theksoi se ky qark ka potenciale të mëdha dhe po punohet që ato të shndërrohen në vlera për qytetarët e këtij qarku dhe mbarë qytetarët shqiptarë. Ky është një qark i pasur në ujëra, që sëbashku japin një prodhim shumë të rëndësishëm të energjisë prej 196 megavat, një qark me potenciale në fushën e bujqësisë. Duke sjellë mbresat e vizitës zhvilloi sot në komunën Gjegjan të këtij qarku, Kryeministri u shpreh se takoi njerëz punëtorë që kishin punuar në çdo pëllëmbë dhe vizitoi serën e fidanëve më moderne në Shqipëri, e cila prodhonte fidanë perimesh me teknologji izraelite dhe klimatizim holandez, me një ambicie të madhe për tregun. Ne do të bëjmë gjithçka, garantoi Kryeministri, që njerëzit të shfrytëzojnë potencialet e gjithanshme të këtij qarku dhe t’i kthejnë ato në mirësi për veten dhe vendin.


22/05/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›