Kryeministri Berisha ju uron të rinjve 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit!
Kryeministri Berisha ka pritur sot në ambientet e kryeministrisë një grup të rinjsh nga shkollat e mesme të kryeqytetit, të cilëve ju uroi 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit. Në mënyrë simbolike për këtë ditë të veçantë kryeministri i dhuroi secilit prej tyre nga një trëndafil .
Duke ju uruar këtë ditë të veçantë kryeministri u shpreh : “Ju falënderoj shume që ishit sot këtu. Natyrisht kjo është ditë për dashurinë jo për kryeministrinë, por unë pata shumë kënaqësi t’ju ftoj, t’ju dhuroj një lule, sepse ju jeni lule. Do të doja që çdo shkollari, djali, vajze, sot në Shqipëri t’ju dhuroja një lule. Festa nuk është festë zyrtare, por është festë e njeriut për dashurinë, ku qëndron dhe forca më e madhe, më magjike, më e fuqishme e njeriut në të gjithë jetën e tij. Ndaj dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju uroj gëzuar Shën Valentinin, ju, vëllezërve, motrave, shokëve dhe shoqeve , prindërve dhe të gjithë njerëzve tuaj”.
14/02/2011