Kryeministri Berisha konfirmon sonte në “Opinion” qëndrimin final të mazhorancës ndaj kërkesave të opozitës

Shefi i mazhorancës dhe kryeministri Sali Berisha, pritet të mbrojë edhe njëherë sonte në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, qëndrimin e shumicës përballë kërkesave dhe pretendimeve të pakicës “jo parlamentare”. Berisha bën të ditur para opinionit publik fokusin e PD në bisedime me PS, çështjet kryesore të palëve dhe rrugët e mundshme për zgjidhjen e ngërçit politik. Për rreth dy orë, kreu i qeverisë do t’u përgjigjet pyetjeve mbi tryezën e Presidentit, apo se çfarë është gati të lëshojë mazhoranca në bisedimet me Partinë Socialiste. Temë e debatit do të jetë edhe procesi i integrimit dhe sa e cënon atë, bojkoti i opozitës. Një tjetër temë e prekshme veçanërisht, pritet të jetë procesi i liberalizimit të vizave dhe realizimi i këtij premtimi madhor të mazhorancës, për finalizimin me sukses të këtij projekti brenda vitit të parë të mandatit qeverisës.
...