E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: I qendrojmë raportit tonë për 28 qershorin. Opozita do humbasë mandatet, po s’shkoi në parlament me 6 mars

(UPDATE) - Me 22 shkurt, delegacioni i Asamblesë së KiE-s vjen në Tiranë


Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it, e mbledhur në Vienë të Austrisë për të diskutuar mbi zgjedhjet në vendet ku misioni vëzhgues i kësaj organizate ka marrë pjesë, i ka kërkuar opozitës shqiptare të zërë vendet e saj në Parlament. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE–së, Joao Soares, deklaroi në Komitetin Drejtues të kësaj asambleje, se në rast se deputetët e Partisë Socialiste nuk hyjnë në Kuvend brenda 6 marsit, rrezikojnë të djegin mandatet e fituara. Pas këtij mesazhi mjaft të qartë, Presidenti i kësaj Asambleje, duke iu referuar raportit për Shqipërinë theksoi si të rëndësishme 4 pika, mbi të cilat bazohet qendrimi aktual i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it. Pika e parë ka të bëjë me vlerësimin e raporit të hartuar për zgjedhjet e 28 Qershorit në Shqipëri, raport të cilit OSBE-ODIHR-i i qendron në të gjithë përmbajtjen e tij.


Ne i qëndrojmë fort këtij raporti - ka deklaruar Soares, duke shtuar se të gjithë të zgjedhurit duhet të ulen në parlament. Asambleja Parlamentare e OSBE-ODIHR-it ka shprehur po ashtu qendrimin pro ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar, duke bërë të qartë se ky komision duhet të respektojë ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky është një tjetër mesazh që opozita shqiptare merr nga faktori ndërkombëtar, që i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur asaj futjen në Kuvend. 6 marsi shihet edhe nga nga ky organizëm i lartë, që ka monitoruar zgjedhjet në Shqipëri, si shansi i fundit për deputetët socialistë të zgjedhur me 28 qershorit, për të mos humbur mandatin e tyre. Ndërsa qendrimi për objektin e hetimit të komisionit parlamentar për zgjedhjet, është deri më tani më i qarti i shqiptuar nga organizmat ndërkombëtare, krahas pikës 7 të rezolutës së Asamblesë Parlametare të Këshillit të Europës.


1. Ne i qendrojmë fort raportit te misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR–it. 2. Të gjithë të zgjedhurit duhet të ulen në parlament; 3. Nëse javën që vjen, deputetët opozitarë nuk futen ne kuvend, rrezikojnë të humbasin mandatet; 4. Jemi për një komision hetimor parlamentar, i cili respekton ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese


Me 22 shkurt, delegacioni i Asamblesë së KiE-s vjen në Tiranë


Me 22 shkurt ne Tirane mberrin delegacioni i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Komiteti i Presidenteve ne perberje te te cilit eshte presidenti i sapozgjedhur i Asamblese turku Mevlut Cavusoglu, kreu i grupit te djathte Luca Volonte, shefi i socialisteve te Asamblese Andreas Gross, Anne Brasseur nga liberalet dhe Tiny Cox nga e Majta e Bashkuar Europiane si dhe dy raportuesit David Wilshire dhe Jaako Laakso vijnë te henen sic ishte percaktuar ne rezoluten per Funksionimin e Institucioneve Demokratike ne Shqiperi dhe rekomandimet shoqeruese. Misioni i ketij delegacioni eshte te ndihmoje perpjekjet e Presidentit Topi i cili mbart rolin kyç sipas rezolutes per zgjidhjen e ngërçit politik ne vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›