Kryeministri Berisha lançon nismën e qeverisë për heqjen e TVSH-se për pajisjet, makineritë dhe inputet që kanë destinacion bujqësinë, blegtorinë dhe agrobiznesin

Kryeministri Berisha lançoi sot në një konferencë të posaçme për shtyp, nismën më të re të qeverisë, e cila do të jetë heqja e TVSH-së për çdo vegël, pajisje, makineri, traktor, kombajnë, çfarëdo që të jenë ato, të cilat kanë destinacion bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë, bletarinë, agrobiznesin, përpunimin ushqimor.
Kryeministri theksoi se, ajo është një listë e shumë re gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë, bletarisë, peshkimit etj., të cilat do të importohen pa TVSH.
Por, përveç kësaj, qeveria, - theksoi kryeministri,- do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgojë së shpejti në Parlament heqjen e TVSH-së për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanëve, farërave dhe të gjithë çka tjetër që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, frutikulturës, blegtorisë e të gjithë sektorëve të kësaj fushe shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Për kryeministrin kjo masë përbën mbështetjen më të fuqishme që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria, në rrafshin fiskal, gjatë këtyre 20 viteve dhe se ajo synon hapësira të reja për krijimin, konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore, blegtorale, frutikulturë apo të tjera në fshat, krijimin e mjedisit të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri, për një ambicie më të madhe për zhvillimin e konsolidimin e fermës së tij, rritjen e prodhimit e përpunimin e tij.
Gjithashtu kryeministri Berisha u shpreh se, kjo nisëm synon nxitje të re të importimit të varieteteve më të mira të fidanëve, farërave, për të gjitha llojet e kategoritë e prodhimeve në bujqësi, blegtorisë e çdo fushe tjetër.
Kryeministri gjithashtu u shpreh se, ajo është edhe shtylla ndër më kryesore e programit të qeverisë të drejtuar prej tij për nxitjen e biznesit, si rruga më e mirë për krijimin e vendeve të punës, krijimin e mijëra e mijëra vendeve të punës si dhe për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha që ofron sektori i bujqësisë.
Më gjerësisht në deklaratën e tij kryeministri u shpreh:
Jam këtu, para jush, për të informuar fermerët e Shqipërisë se ata, veprimtaria e tyre, zhvillimi i bujqësisë, rritja e të ardhurave në familjet e tyre, rritja e prodhimeve bujqësore, përpunimi i tyre, tregu dhe eksporti i tyre kanë qenë, janë e do të mbeten epiqendër e programit të qeverisë që nga 2005 e gjer më sot dhe po kështu do të jetë në vitet që vijnë. Është tashmë i njohur investimi kolosal që është bërë në infrastrukturën bazë të Shqipërisë rurale, ku janë ndërtuar e rindërtuar ndofta mbi 7 mijë kilometra rrugë, qindra e qindra ujësjellës, kanalizime, sisteme vaditjeje, sisteme kullimi, shkolla, qendra shëndetësore. Garantimi i një infrastrukture të njëjtë me atë të lagjeve të qytetit është dhe mbetet qëndrim e qëllim konstant, realizimi i të cilit nuk është i largët. Në përpjekjen tonë për zhvillimin e mëtejshëm, qeveria ka vendosur sistemin e subvencionit, me të cilin ka arritur të mbështesë mbjelljen e drurëve frutorë, arrorëve, ullirin, mollën, vreshtat, dhjetëra mijëra hektarë tokë në të katër anët e vendit, si dhe ka mbështetur fuqishëm mbarështimin e blegtorisë, agrobiznesin, përpunimin e prodhimeve bujqësore e tregtinë e tyre. Ajo do të vazhdojë me vendosmëri në këto projekte.
Por sot jam para jush për t’i informuar fermerët e Shqipërisë se javën që vjen, qeveria me një vendim të saj do të heqë TVSH-në për çdo vegël, pajisje, makineri, traktor, kombajnë, çfarëdo që të jenë ato, të cilat kanë destinacion bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë, bletarinë, agrobiznesin, përpunimin ushqimor. Është një listë e shumë re gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që përdoren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë, bletarisë, peshkimit etj., të cilat do të importohen pa TVSH. Por, përveç kësaj, qeveria do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgojë së shpejti në parlament heqjen e TVSH-së për të gjitha llojet e kimikateve, plehrave kimike, substancave të ndryshme, fidanëve, farërave dhe të gjithë çka tjetër që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, frutikulturës, blegtorisë e të gjithë sektorëve të kësaj fushe shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Kjo masë përbën mbështetjen më të fuqishme që fermeri shqiptar ka marrë nga qeveria, në rrafshin fiskal, gjatë këtyre 20 viteve. Kjo synon hapësira të reja për krijimin, konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore, blegtorale, frutikulturë apo të tjera në fshat. Kjo synon krijimin e mjedisit të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri, për një ambicie më të madhe për zhvillimin e konsolidimin e fermës së tij, rritjen e prodhimit e përpunimin e tij. Kjo synon nxitje të re të importimit të varieteteve më të mira të fidanëve, farërave, për të gjitha llojet e kategoritë e prodhimeve në bujqësi, blegtorisë e çdo fushe tjetër.
Kjo është edhe shtylla ndër më kryesore e programit tonë për nxitjen e biznesit, me bindjen më të thellë se kjo është rruga e krijimit të vendeve të punës, kjo është rruga e krijimit të mijëra e mijëra vendeve të punës, e shfrytëzimit të potencialeve të mëdha që ofron sektori i bujqësisë.
Një sektor që po merr një ngjitje të shpejtë, është sektori i bimëve aromatikë dhe medicinare. Në të katër anët e vendit nga jugu deri në veri, po krijohen fermat e tyre shumë të suksesshme . Vetëm nga ky sektor garantojnë një pjesë të mirë të të ardhurave familjare vjetor mbi 110 mijë familje tona në zonat rurale, pra ne kemi vepra dhe jo fjalë. Ne kemi ëndrra të shndërruara në realitet dhe jo premtime boshe pa asnjë vlerë. Unë jam i hapur ndaj pyetjeve tuaja për këtë çështje.
Pyetje: Disa prej familjarëve të 21 janarit sot kanë deklaruar në media, se jo vetëm që ju bëjnë përgjegjës për humbjen e familjarëve të tyre, por kanë lënë të kuptohet se ju jeni në gjak me familjet e tyre. Keni ju sot për ta një përgjigje?
Kryeministri Berisha: Sot jam këtu për një tjetër çështje. Sot dhe asnjëherë tjetër nuk do të më gjeni mua, ju të komentoj vendime gjykatash. Ky është qëndrimi im i prerë. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë, sistemin e akuzës. As edhe një koment, zotërinj nëse keni pyetje për çështjen, që jam sot para jush.
Pyetje: A ka një faturë financiare për këto nisma që ndërmerr qeveria ?
Kryeministri Berisha: Pyetja është e drejtë, fatura financiare është jo e vogël dhe fatura financiare tërësore me këto lëvizje të fuqishme, që ne kemi bërë, heqja e TVSH për makineritë e të gjitha llojeve përfshirë tani edhe makineritë më të vogla të prodhimit bujqësor, nuk bëhet fjalë për traktor etj, por edhe për të tjerat, që janë për përdorim familjarë në këtë fushë. Heqja e TVSH për fidanin, farat, plehrat kimike dhe të gjitha llojet e kimikateve. Heqja e TVSH për çimenton, hekurin që përdoret për hidrocentralet, heqja e TVSH për të gjitha llojet e makinerive që përdorin të gjitha llojet e biznesit, heqja e tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë punonjësit privat dhe publik me rrogën nën 300 mijë lekë, mos marrjen e dividentit për krijimin e bizneseve sociale. Kjo është një shumë pa diskutim e madhe mund të kapë edhe 170 milion euro këtë vit, por po të keni parasysh se qëndrimi ynë më madhor është punësimi dhe prodhimi, prodhimi dhe punësimi, atëherë jam i bindur se kjo sakrificë e sotme do të japë shpërblim të madh, për shoqërinë shqiptare shumë shpejt. Nuk e jep gjashtë muajt e parë , por jep një shtytje të fuqishme për periudhën që vjen më pas. Unë kam bindje se këto masa dhe të tjera, që do të shpallen gjatë kohërave që vijnë përbëjnë reformat më të thella dhe më të rëndësishme, që vendi ndërmerr, për ti dhënë një shtytje të fuqishme rritjes ekonomike dhe punësimit. Ndaj dhe ne kemi vendosur të bëjmë gjithçka në atë parim që besojmë se është biznesi ai që është gjeneratori më kryeso i vendeve të punës. Mbështesim biznesin për të punësuar shqiptarët, për krijimin e vendeve të reja të punës. Natyrisht kësaj radhë , kjo paketë reformash nga më uniket janë të adresuara direkt në prodhim, sepse 10% i një rroge nuk merret më. Pra kjo përbën një plus në buxhetin familjarë kështu që fatura rritet.
Pyetje: Këto ndryshime a janë të lidhura me zgjedhjet që po vijnë?
Kryeministri Berisha: Absolutisht jo. Unë mund t’ju them juve një gjë, vendime të tilla nuk mund të jenë kurrë vendime të çastit të marra në një periudhe të shkurtër, këto vendime janë vendime që merren pas një diskutimi të paktën një vjeçar. Ndoshta dhe më shumë, po të hyni dhe të merrni minutat e diskutimeve mund ti gjeni gjurmët e tyre, që edhe dy vjet më para dhe janë rezultat i një diskutimi të gjatë janë rezultat i një vëzhgimi të vazhdueshme. Ne ndërkohë presim që në një shkallë të caktuar të merren disa metoda të shmangies së evazionit nga më modernet në disa fusha, si në përpunimin e pijeve, ilaçeve, karburantet, të gjitha karburantet që inportohen dhe prodhohen në vend, sepse ka si qëllim shmangien e kontrabandës dhe cilësive të këqija, përzierjeve që dëmtojnë cilësinë. Pra ne kemi marrë disa masa dhe gjykojmë se janë shumë të dobishme edhe për të shmangur evazionin dhe për të garantuar barazinë në treg dhe për te garantuar lirinë e tregut. Nuk mund të them se do të jetë një kompensim një më një, por një zbutje në buxhet do të jetë. Ndërkohë që me këto reforma në përgatisim një nxitje të fuqishme të rritjes ekonomike të vendit për rritjen e punësimit, për ne punësimi është çështja më madhore, që duam ti japim përgjigjen më të mirë.
Pyetje: Nisma që ju deklaruat është një nismë që e ka marrë opozita për vitin 2013, pse po e ndërmerrni ju tani?
Kryeministri Berisha: Opozita ka vetëm një propozim sesi të vjedhë naftën për bujqësinë. Ata e kanë mendjen tek nafta. Ata e kanë mendjen si të fusin tollonin e naftës për tu pasuruar me të. Unë thotë ai, do të fus akcizën për naftën, në mënyrë që ta marrë caci. E harruat ju cacllonin ?! Sa u fut tolloni u krijua caclloni.
07/02/2013