E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr një letër falënderimi nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, zoti John Kerry

Kryeministri Berisha mori sot një letër falënderimi nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry,në përgjigje të urimit që Kryeministri i dërgoi atij me rastin e emërimit në detyrën e Sekretarit të Shtetit.

Në këtë letër, shkruhet:

"I dashur zoti Kryeministër,

Ju falënderoj për mesazhin tuaj të urimit. Unë i vlerësoj shumë fjalët tuaja të ngrohta të mbështetjes dhe inkurajimit edhe pres me padurim që të punoj me ju për të adresuar sfidat, pabesueshmërisht komplekse, të një bote të sotme që ndryshon vazhdimisht.

Ndërsa marr detyrën e Sekretarit të Shtetit, unë shpresoj që ne jemi të aftë për të çuar më tej interesat tona të përbashkëta dhe për të punuar sëbashku për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe, prosperitet dhe liri të vendeve tona.

Sinqerisht,

John Kerry".


25/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›