E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR KRUMË-GOLAJ

V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT  RRUGOR KRUMË-GOLAJ 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                  

 

V E N D O S I:

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Krumë-Golaj.                                  

2.     Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve.

3.     Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 133 (njëqind e tridhjetë e tre) m2, tokë/truall, dhe objekt, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 2 670 766 (dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë. 

4.     Shpenzimet procedurale, në vlerën 347 000 (treqind e dyzet e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.

5.     Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 670 766 (dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.     Shpronësimi të fillojë më 15.10.2009 dhe të përfundojë më 30.12.2009.

7.     Pronari i përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.     Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë verifikimet për përputhshmërinë e sipërfaqeve, të cilat preken, me numrin e pasurisë në pronësi të pronarit që shpronësohet.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›