E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 45, të  ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” , dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 26.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në buxhetin e miratuar për  vitin 2009, në programin 09770 “Fonde për shkencën”, artikulli     230-231, t’i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare” .

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›