Kryeministri Berisha merr pjesë në Samitin e PPE në Bruksel

“Kryeministri Berisha ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer me zbatimin e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për rrugën evropiane të Shqipërisë. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Një gjë duhet të pranohet nga opozita, që këto zgjedhje ishin të ndershme dhe ajo duhet të pranojë rezultatin e tyre”.
Kjo deklaratë vjen nga Presidenti i PPE Wilfried në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua në Kështjellën Bouchout, në Meise, Bruksel. Në këtë samit, i cili drejtohej nga Presidenti i PPE Wilfried Martens, merrnin pjesë Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Ronpuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Baroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek, si dhe personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish si dhe liderë të opozitës të vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së.
Pas punimeve të samitit, i cili kishte si temë dialogun ndërfetar dhe atë ndërkulturor, Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria vitin që shkoi zhvilloi zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ju siguroj që Shqipëria do të votojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme si çdo komb evropian. Ky është angazhimi im i plote. Sot në Shqipëri ka një demokraci funksionale dhe ajo është një vend anëtar i Natos.
Dje, shqiptaret filluan të levizin të lirë. U jam mirenjohes të gjithë atyre që votuan për këtë. Me duhet te theksoj se sot, drejt Italisë, nga Porti i Durrësit janë nisur vetëm3 qytetare pa vize, 86 te tjerë morën fluturimin, që do të thotë që një komb i cili qe një komb eksodesh, 20 vjet me pare e priti me maturi te madhe këtë vendim te BE,-së për të hequr vizat për të.
Ne qëndrojmë të vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria shqiptare shkatërroi 204 banda kriminale shumë të rrezikshme dhe Shqipëria tashmë është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe Evropë. Treguesit e kriminalitetit në vendin tonë janë më të ulët se mesatarja e BE. Këtë vit, Shqipërinë e vizituan 3.5 milionë turistë. Asnjeri prej tyre nuk pati problemin me te vogël në këtë vend.
Kryeministri eshte ndaluar dhe tek prirjet pozitive te ekonomise.
“Ekonomia e Shqipërisë është e vogël por dinamike dhe entuziaste. Këtë vit do të kemi një rritje më të madhe dhe jo sepse nuk është globale, është hiperglobale. Ne e kemi luftuar me zero tolerancë korrupsionin”.