Rama: Akuzat e Marty, të mbushura me shpifje

Akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marty jane te mbushura me baltë dhe shpifje. Me anë të këtij mesazhi, Kreu i Partisë Socilaiste Edi Rama, në një bashkëbisedim me gazetarët ka reaguar shpër dhe me tone të larta pas bërje publike të raportit të raportuesit të Këshillit Europian Dick Marty.
“Ne do të unifikojmë qeverinë me perfaqesuesit e PD-së në Këshillin e Europës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë. Në pikpamjen tonë, hartuesi i këtij raporti është një sharlatant i cili i shtohet zogorisë së sharlatantëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”.
Kreu i PS është ndalur dhe tek kërkesat e opozitës, për hetim të zgjedhjeve, dhe duke filluar menjëherë hetimin parlamentar përmes një komisioni hetimor me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore.
“Hetimi i zgjedhjeve është imperativ dhe për të hyrë në një proces normalizimi në funksion të proçesit normal të zhvillimit të demokracisë. Hapja e hetimit në datën 23 dhjetor, dhe pse kjo është një cështje e lene për çatin e fundit, tregon se nuk ka vullnet për zgjedhje. Do të ishte hapja e asaj rruge që mbetet e bllokuar që është rruga drejt Bashkimit Europian”.
Më tej, Kreu i opozitës theksoi se përgjegjesi i vetëm për këto zgjedhje është kryeministri Berisha.
“Saliu të gjej forcë që të ngrihet përtej mëndjes së shthurur që e ka karakterizuar pas zgjedhjeve, dhe të bëjë detyrën ndaj shqiptarëve dhe pse nuk e kanë zgjedhur e kanë sot kryeministër dhe që e kanë lënë në baltë Shqipërinë duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Europian”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ne lidhje me protestat, Rama e argumentoi këtë fakt me një fakt të vetëm: Protestat janë pjesë e opozitës pasi sot ka 1001 arsye për të protestuar.