E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael

Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shqipëri-Izrael.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zyrtarë të lartë të vendit, ministra, deputet, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përfaqësues të biznesit shqiptarë dhe izraelit si dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë David Cohen.  Qëllimi i krijimit të kësaj dhome është nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Kryeministri Berisha e ka vlerësuar si një ditë shumë të rëndësishme  në historinë e marrëdhënieve miqësore midis dy kombeve dhe dy vendeve tona, themelimin e  Dhomës  së Tregtisë dhe Industrisë  Shqipëri-Izrael, e cila ka një mision shumë të madh pasi do të jetë një avokate e shkëlqyer e interesave të bizneseve, shqiptare dhe izraelite.

Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira miqësore midis dy vendeve duke dërguar një përshëndetje të veçantë edhe për Kryeministrin Izraelit  Benjamin Netanjau, i cili ka dhënë një mbështetje të fuqishme në hapjen  e ambasadës së izraelit në Tiranë dhe të gjitha zhvillimet e tjera mes dy vendeve.

“Në tërë historinë, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë marrëdhënie  ndër më njerëzoret dhe më miqësoret, por ato kanë qenë marrëdhënie sporadike, ndërsa sot këto marrëdhënie ecin mbi bazën e një platforme të programua, në një përpjekje  shumë serioze për zhvillimin e tyre gjithnjë e më të madh.  Izraeli është një shembull frymëzues, për kombet dhe vendet që synojnë zhvillimin. Qeveria shqiptare gjatë këtyre dy dekadave ka bërë përpjekje të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Janë bërë përpjekje serioze për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat e avancuara të këtij vendi në të gjitha fushat”, - u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri  Berisha theksoi më tej se,  Shqipëria nga ana e saj, ofron potenciale të mëdha dhe reale për biznesin e Izraelit në fusha të shumta, ndër të cilat do të veçoi turizmin, teknologjinë  e lartë, agrobiznesin dhe fusha të tjera. 

Më pas kryeministri Berisha, përmendi disa nga reformat kryesore ekonomike që ndërmori vendi ynë , si  heqjen e taksave mbi të gjitha llojet e makinerive, që përdoret për prodhim në të gjitha llojet e biznesit. Heqjen e  çdo tarife doganore për të gjitha mallrat që përdoren në industrinë  e fasonit, heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale për të gjithë ata që kanë një rrogë nën 300 dollarë. Heqjen e çdo lloj detyrimi tatimor për të rinjtë e punësuar për tre vitet e para. Vendosjen e procedurave dixhitale më të avancuara para së gjithash dhe mbi të gjitha, në shërbim të biznesit dhe të qytetarëve. Po krijohet në sektorin privat parqet logjistike.

Kryeministri Berisha tha se për një klimë biznesi më miqësore, Shqipëria po bën përpjekjet më të mëdha. Shqipëria  ofron një potencial të madh në fushën e energjisë, një nga kompanitë e njohura Izraelite është e gatshme të fillojë në një nga veprat  e rëndësishme në këtë fushë  në alpet e veriut.

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

“Zoti zëvendëskryeministër

Zoti kryetar i bashkisë

Zotërinj ministra

Ambasador Cohen

Zoti Kokeri

Shkëlqesi ambasadorë

Zotërinj deputetë

Të nderuar  përfaqësues të biznesit shqiptar dhe të Izraelit

Sot është një ditë e veçantë, një ditë shumë e rëndësishme  në historinë e marrëdhënieve miqësore midis dy kombeve dhe dy vendeve tona.  Sot themelohet  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Izraelit në Shqipëri, dhomë e cila ka një mision shumë të madh, ndaj dhe me këtë rast unë dua t’ju përshëndes përzemërsisht, ambasadorin David Cohen , këtë promotor të shkëlqyer të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe kombeve tona.

Marrëdhënie këto, që këto kohët e fundit kanë njohur zhvillime intensive pozitive. Dua të përshëndes gjithashtu sot, një mik të shquar të kombit shqiptarë, Kryeministrin Benjamin  Netanjau, i cili nis sot në parlament mandatin e ri pas zgjedhjeve të përgjithshme. Dua të theksoj se këto zhvillime, hapja e ambasadës së izraelit në Tiranë dhe të gjitha zhvillimet e tjera kanë patur interesin direkt, mbështetjen e fuqishme të kryeministrit Netanjau, të cilin ne e presim me kënaqësi  në vizitën e tij zyrtare miqësore në Shqipëri.

Zonja dhe zotërinj

Në tërë historinë, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe hebrenjve kanë qenë marrëdhënie  ndër më njerëzoret dhe më miqësoret, por ato kanë qenë marrëdhënie sporadike, ndërsa sot këto marrëdhënie ecin mbi bazën e një platforme të programua, në një përpjekje  shumë serioze për zhvillimin e tyre gjithnjë e më të madh.  Izraeli është një shembull frymëzues, për kombet dhe vendet që synojnë zhvillimin. Populli i këtij vendi, në kushte ndër më të vështirat, të gjithanshme, ia ka dalë para së gjithash dhe mbi të gjitha duke shfrytëzuar liritë dhe pasuritë e saj, të shndërrojë këtë vend  në një nga  vendet më të zhvilluara të globit. Të shndërrojë këtë vend, në një nga vendet që frymëzon vendet e tjera në përpjekjen e zhvillimit të tyre.

Qeveria shqiptare gjatë këtyre dy dekadave ka bërë përpjekje të vazhdueshme për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Janë bërë përpjekje serioze për të përfituar sa më shumë nga eksperiencat e avancuara të këtij vendi në të gjitha fushat. Sot, Shqipëria dhe Izraeli mund të ndërtojnë marrëdhënie të pa precedent në fushën ekonomike dhe në të gjitha fushat. Shqipëria është një vend i vogël, por Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme. Sëbashku po krijojmë dhe do të krijojmë kuadrin ligjor më të shkëlqyer të garancisë së plotë të këtij bashkëpunimi dhe investimeve.  Do të finalizojmë, do të firmosim të gjitha marrëveshjet e domosdoshme në mënyrë që biznesi  i të dy vendeve të ketë garancitë më të mëdha ligjore. Dhoma e tregtisë që krijohet sot, do të jetë një avokate e shkëlqyer e interesave të bizneseve, shqiptare dhe izraelite respektivisht në vendet tona. Izraeli , theksoj edhe njëherë ka një potencial të jashtëzakonshme, në disa nga fushat më me interes për Shqipërinë. Me ambasadorin Cohen dhe qeverinë e Izraelit jemi në një dialog konstant për një bashkëpunim të ngushtë në këto fusha.  Shqipëria nga ana e saj, ofron potenciale të mëdha dhe reale për biznesin e Izraelit në fusha të shumta, ndër të cilat do të veçoja turizmin, teknologjia e lartë, agrobiznesi dhe fusha të tjera.  Disa kompani Izraelite operojnë në Shqipëri dhe janë histori të vërteta suksesi. Të tjerat presin së shpejti të fillojnë aktivitetin e tyre, por mundësitë janë dhjetar e qindra herë më të mëdha.

Zonja dhe zotërinj

Qeveria ime është një qeveri, e cila po bën gjithçka për klimën më miqësore ndaj biznesit.  Reformat e saj bënë të mundur që Shqipëria të ruajë rritjen ekonomike dhe në kohën e recensionit më të madh, të ekonomisë së vendeve të zhvilluara në 80 vitet e  fundit. Reformat  e mbrojtën ekonominë shqiptare, nga pasojat shumë të rënda të këtij recensioni në vendet për rreth. Shqipëria sot ndodhet në një stad, në të cilin ajo synon ti japë një shtytje tjetër  të re, të madhe, rritjes ekonomike, për këtë qëllim në revolucionin tonë fiskal ne vendosëm të heqim taksat mbi të gjitha llojet e makinerive, që përdoret për prodhim në të gjitha llojet e biznesit. Ne kemi hequr çdo tarifë doganore për të gjitha mallrat që përdoren në industrinë  e fasonit.

Ne do të bëjmë gjithçka për krahun e punës më fleksibel . Ne hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale për të gjithë ata që kanë një rrogë nën 300 dollarë. Ne do të heqim çdo lloj detyrimi tatimor për të rinjtë e punësuar për tre vitet e para. Ne po vendosim procedurat dixhitale më të avancuara para së gjithash dhe mbi të gjitha, në shërbim të biznesit dhe të qytetarëve. Ne po krijojmë në sektorin privat parqet logjistike. Pra, për një klimë biznesi më miqësore, Shqipëria po bën përpjekjet më të mëdha. Shqipëria  ofron një potencial të madh në fushën e energjisë, një nga kompanitë e njohura Izraelite është e gatshme të fillojë në një nga veprat  e rëndësishme në këtë fushë  në alpet e veriut. Po potenciale të tjera të mëdha ekzistojnë dhe pritet që vitin e ardhshëm ky vend të jetë  vendi i projekteve më të mëdha energjetike në Rajon dhe ndoshta në Europë. Edhe kjo është një fushë tjetër e rëndësishme. Izraeli është një superfuqi e vërtet në fushën e teknologjisë së lartë. Kompanitë e këtij vendi, firmat e këtij vendi qëndrojnë në krye, janë lider në disa nga drejtimet më kryesore të kësaj fushë. Shqipëria është thellësisht e interesuar të shndërrohet në një vend në një superfuqi rajonale të ICT, Shqipëria llogarit në realizmin e kësaj nisme bashkëpunimin më të ngushëm me Izraelin.

Edhe njëherë dua t’ju përshëndes përzemërsish dhe t’ju falenderoj  Ju z. Ambasador për përkushtimin e madh që keni treguar edhe më parë, por në mënyrë të veçantë tani si rezident në Tiranë për një zhvillim të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy kombe dhe vende  tona dhe t’ju uroj suksese Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Izraelit në Shqipëri, presidentit të saj z, Kokeri dhe të gjithë anëtarëve të kësaj dhome.

Faleminderit”.


18/03/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›