Kryeministri Berisha merr pjese ne konferencen e organizuar nga Shoqata e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise

Kryeministri Berisha pershendeti sot konferencen e organizuar nga Shoqata e Ujesjelles kanalizimeve te Shqiperise me teme Furnizim me uje per te gjithe/ Sigurimi i sherbimit per zonat rurale dhe te varfrit konference e cila u zhvillua ne 10 vjetorin krijimit te kesaj shoqate.
Duke marre fjalen kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen dhe falenderoi shoqaten e Ujesjelles Kanalizimeve te Shqiperise per kontributin e cmuar qe kane dhene dhe japin ne ne trajtimin menaxhimin dhe studimin e pasurise me te madhe te vendit pasurise ujore.
Kryeministri shprehu gjithashtu mirenjohjen per qeverine gjermane e cila permes projekteve te shumta ne mbare vendin ka bere qe situata e menaxhimit dhe trajtimit te ujerave te jete krejtesisht tjeter.
Duke theksuar se uji eshte perparesi themelore per qeverine kryeministri Berisha u shpreh se qeveria nuk do te lere perpjekje pa bere qe qytetaret shqiptare te kene furnizim me uje 24 ore. Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se kjo do te behet realitet edhe per zonat me te thella te vendit.
Ne fjalen e tij kryeministri Berisha u shpreh
Para se gjithash deshiroj tu pershendes shume perzemersisht dhe me mirenjohje te thelle tu falenderoj per kontributin jashtezakonisht te cmuar qe keni dhene dhe jepni ne trajtimin menaxhimin studimin e pasurise me te madhe te ketij vendi dhe te kesaj toke pasurise ujore. Java e ujit meriton te quhet ndryshe java e jetes pasi uji eshte vitaliteti i te gjithe gjallerise natyrore te vendit dhe planetit.
Duhet tu pergezoj per kontributin shume te cmuar qe keni dhene dhe mblidheni sot ne 10 vjetorin shoqates me ndjenje te madhe krenarie pergjegjesie dhe vizion te qarte ne kete sektor.
Dua ti shpreh nje mirenjohje te thelle qeverise gjermane Kfv Gtz te cilet ne dhjetera ne mos qindra projekte ne mbare vendin kane bere qe situata ne menaxhimin trajtimin studimin e ujerave sot ne Shqiperi te jete krejtesisht tjeter duke bere qe furnizimi i popullates me uje te kete nje nivel tjeter te pakrahasueshem me ate qe ishte pak vite me pare.
Dua te falenderoj dhe qeveri te tjera mike si qeverine italianeqeverine e Austrise qeverine e Luksemburgut qeverine e Holandes per mbeshtetjen e fuqishme qe i dhane Shqiperise ne fushen e furnizimit me uje te popullates. Ne u mbetemi shume mirenjohes.
Une gjithashtu gjej rastin te pergezoj shoqaten perbashkepunimin dhe mbeshtetjen e madhe qe i ka dhene qeverise ne hartimin e nje platforme te re ne qendrimin ndaj pasurise ujore te vendit dhe konceptete reja te menaxhimit. Shoqata sot ne kete 10 vjetor mblidhet me krenari pasi jane nje seri qytetesh komunash te venditqe permbushin me standardet me te mira furnizimin me uje te qyteteve dhe komunave te tyre.
Ne rast se pak kohe me pare Korca ofronte modelin me te mire sot ketij modeli te pergjegjshem menaxhimi i jane shtuar nje seri qytetesh te tjera. Ndryshime rrenjesore jane shenuar vitin e fundit ne kryeqytetin e vendit ne saje te nje pune me perkushtim te madh te sipermarrjes se ujesjelles kanalizimeve. Suksese te verteta ka Shkodra Durresi Fieri Pogradeci por ne teresi qendrimi ndaj ujit dhe menaxhimit te tij po permiresohet dhe ndryshon me shpejtesi. Do te biem dakord qe ne kete fushe si ne cdo fushe tjeter problemi yne eshte menaxhimi celesi i suksesit eshte menaxhimi ndaj dhe une shpreh vleresimin tim te madh per shoqaten e cila me kaq perkushtim eshte marre dhe merret me doktrinen e menaxhimit te ujerave te vendit por une jam deshmitar i nje kontributi madhor jo vetem ne furnizimin e popullates me uje por edhe ne nxjerrjen nga gjumi te pasurive te medha ujore per qellime energjetike te cilat derdheshin prej 30 vitesh ne det pa ndertuar as edhe nje veper te vetme energjetike dhe kjo shoqate ia doli gjithnje e me shume te konsolidoje konceptin ne administraten shteterore se uji eshte pasuria e te gjitha pasurive te ketij vendi se uji eshte pasuria e pare me e pacmuar dhe se ky vend eshte i bekuar se eshte nje vend nder me te pasurit ne ujera ne ujera mbitokesore ne ujera nentokesore ne ujera te cilat mund dhe duhet te shnderrohen gjithnje e me shume ne vlera kolosale per qytetaret shqiptare dhe shoqerine shqiptare ne ujera te cilat kerkojne administrimin me sensin me te larte te pergjegjesise te kursimit te trajtimit.
Shoqata juaj vjen ne kete pervjetor pas nje perpjekje te madhe dhe shume serioze ne pastrimin e ujerave tona.
Sot fale mbeshtetjes se madhe te qeverise gjermane liqeni i Ohrit ne bregun shqiptar eshte nder me te pastrit ne Evrope. 14 impiante te tjera po ndertohen ne te gjithe gjatesine e bregut Adriatik dhe Jon. Une ju garantoj se Shqiperia shume shpejt do te jete njeri prej vendeve me ujera me te pastra ne Evrope.
Ju mblidheni ne kete 10 vjetor se bashku me shoqatat e vendeve fqinj dhe ky ehste nje zhvillim shume pozitiv. Problemet e ujerave jane kombetare por jane dhe rajonale sepse ne rrjedhen e tyre jo vetem qe jane koncepte te njejta menaxhimi por dhe ne rrjedhen e tyre ato shnderrohen ne pasuri te perbashket shpeshhere te dy tre vendeve apo dhe me shume. Keshtu qe dhe kjo perballje rajonale e problemve te kesaj pasurie te madhe eshte e domosdoshme.
Zonja dhe zoterinj
Kjo qeveri ka ujin nje perparesi madhore. Kam kenaqesi se gjithnje e me shume po rritet numri i komunave dhe bashkive te vendit te cilat furnizohen me uje 24 ore.Pak koheme pare une isha ne jug te vendit ku inauguruam ne nje qytet ujesjellesin me 24 ore uje por gezimi im ishte me i madh se konstatova se me investime te gjitha qytetet easaj zone do te merrnin uje 24 ore dhe po keshtu ne te gjithe vendin nuk do te leme perpjekje pa bere qe qytetaret shqiptare te kene uje 24 ore.
Problemet jane te medha. Sot ne kemi absolutisht jo nje dy por shume fshatra ne te cilat nenat motrat dhe vajzat mbajne ujin me bucela njesoj si tre mije vjet me pare. Por dhe zotimi yne eshte i forte se do te bejme cdo gje per tu hequr bucelat nga supet. Them per nenat dhe motrat sepse burrat ende nuk e bejne si duhet ndarjen e puneve. E theksova kete moment per te thene se ne kemi emergjenca de do tu pergjigjemi emergjencave ne keto zona do ti bejme me uje ne keto fshatra nuk do ti leme ne ate situate qe ka ekzistuar para qindra viteve. Ne keto zona do ti sjellim ne situaten e furnizimit me uje 24 ore ndaj dhe ju bej thirrje ju drejtuesve te shoqates drejtuesve te sipermarrjes se ujesjellesve qe bashkerisht ti identifikojme dhe ti shpallim keto perparesi emergjente.
Te vazhdojme procesin e trajtimit te ujerave te zeza me impiante te medha por dhe me impiante te vogla te bejme perpjekje qe cdo uje qe derdhet qe ecen drejt deteve dhe liqeneve te vendit te kete cilesite me te mira me te pastra si nje kusht per te garantuar shendetin jeten e qytetareve te shoqerise shqiptare si nje kusht per nje Shqiperi gjithnje e me te pershtatshme per te jetuar dhe per tu vizituar.
Nga ana tjeter ne nje hark kohor te shkurter jo me te madh se tre vjecar rreshtojme sukseset me te medha ne fushen e perdorimit te ujit per qellime energjetike. Ne kaskadat e lumejve dhe perrenjve te vendit jane projektuar dhe firmosur kontrata per me shume se 220 HEC mbi 36 prej tyre jane ne ndertim nder to dhe vepra te medha por potencialet jane dhe shume me te medha ndaj dhe lete vazhdojme ne me nje perballje shumeplaneshe me problemin e ujit ne menyre qe te kemi nje sukses te shume anshem ne kete fushe.
Edhe nje here ju pergezoj dhe falenderoj per punen e shkelqyer qe ju beni.
03/11/2010